Kronikë

GdF, Delta Force dhe Policia Kufitare operacion në Vlorë, kapet 'super gomonia' në Karaburun me mbi 500 kg kanabis (VIDEO)

23 Maj 2021, 18:53| Përditesimi: 23 Maj 2021, 22:18

  • Share

VLORË- Një gomone me rreth 500 kg kanabis është kapur pasditen e kësaj të diele në zonën e Karaburunit në Vlorë, në vendin e quajtur Gjiri i Arushës. Nga ky operacion i kryer nga 'Guardia di Finanza', Delta Force dhe Policia Kufitare nuk ka asnjë person të arrestuar, teksa Report Tv mëson se gomonia ishte gati për t'u nisur me destinacion final Italinë.

Gazetari Armand Xhelili raporton gomonia, pamjet nga e cila i sjell Report Tv,  ishte 9 metra e gjatë, me 2 motor 350 kuaj fuqi dhe super e shpejtë.

Policia vijon kontrollet në zonë, pasi mendohet se mund të ketë sasi të tjera të fshehura ne shpellë.

Komento

Komente

  • Arber: 23/05/2021 23:50

    Si gjithmon kapen gomonen por jo trafikantet .

    Përgjigju
  • Kafsha: 23/05/2021 20:10

    Ah vlonjëtë qënë vlonjëtë, tërë të këqijatë në Vlorë

    Përgjigju
    • Valona: 24/05/2021 02:16

      Zhduku ti or t qifsha rracen rracqir

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?