VIDEO/Kapet i riu që vodhi para në Sarandë, kishte si ‘prenë e tij’ makinat e parkuara të bizneseve! Ja skema që përdorte

18 Shkurt 2023, 11:02| Përditesimi: 18 Shkurt 2023, 11:23

  • Share

SARANDË- Një i ri i cili vidhte para në makinat e parkuara është vënë në pranga ditën e sotme. Në pranga ka rënë Elvis Zoto, i cili brenda 2 ditës ka arritur që të vjedhë paratë, por nuk dihet specifikisht shuma. 

Siç shihet në videon që Report Tv sjell, 35-vjeçari shfaqet shumë i qetë, ai ka si “prenë e tij” makina të bizneseve që janë të parkuara në rrugë dhe lënë derën e makinës hapur.

Ai është arritur që të vihet në prangat e policisë.

"Vodhi shuma parash dhe sende personale, në 3 automjete, në qytetin e Sarandës, identifikohet dhe vihet në pranga 35-vjeçari.

Në vijim të punës për parandalimin e rasteve të vjedhjes së pronës e pasurisë dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, bazuar dhe në informacionet e siguruara për një shtetas që kishte kryer disa vjedhje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë organizuar punën për lokalizimin dhe kapjen e tij. Si rezultat i punës së mirorganizuar, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë kapën dhe ndaluan shtetasin E. Z., 35 vjeç, banues në Sarandë. 

Nga kryerja e veprimeve hetimore dhe provat e sekuestruara, dyshohet se 35-vjeçari është autor i disa vjedhjeve, konkretisht: 

Më datë 17.02.2023, në lagjen nr.2, Sarandë, ka vjedhur një shumë parash dhe sende personale nga automjeti i shtetasit A. K.;  Më datë 15.02.2023, në lagjen nr.2, Sarandë, ka vjedhur një shumë parash dhe sende personale nga automjeti i shtetasit A. T.; 

Po më datë 15.02.2023, në rrugën “Adem Sheme”, Sarandë, ka vjedhur një shumë parash dhe sende personale nga automjeti i shtetasit A. Ll. Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura më parë, që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas", njofton policia. 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?