Sendet që iu sekuestruan 40-vjeçarit në Sarandë

Kronikë

Kapet me fara kanabisi dhe një granatë, arrestohet 40-vjeçari! I gjendet dhe një radio policie

12 Shkurt 2022, 15:23| Përditesimi: 12 Shkurt 2022, 15:32

  • Share

Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë Sarandë pasi u kap me një sasi farash kanabisi, një granatë ofensive dhe një radio dhënëse-marrëse me kanalet e Policisë.

Blutë e Sarandës bëjnë me dije se Hysni Selmanaj ka tentuar të kultivojë bimë narkotike ndërsa në banesë ju gjetën farat dhe sendet e lartpërmendura.

Tashmë 40-vjeçari akuzohet për  veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Mbajtja pa të drejtë e uniformës".

Njoftimi i Policisë
Vijon puna për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve.

Iu gjetën sasi farash narkotike cannabis sativa, granatë ofensive, dhe një radio dhënëse-marrëse me kanalet e Policisë, vihet në pranga një 40-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas kishte siguruar fara dhe tentonte për të kultivuar bimë narkotike, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit të dyshuar  H. S., 40 vjeç, banues në Sarandë.

Si rezultat i kontrollit  në banesë ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi farash të dyshuara narkotike cannabis sativa, një granatë ofensive së bashku me ndezësin, një radio dhënëse-marrëse me kanalet e Policisë.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. S., 40 vjeç, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Mbajtja pa të drejtë e uniformës".

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?