Sociale

Kapet në brigjet e Orikumit breshka e rrallë e llojit Kareta kareta! Do të niset drejt Turqisë për arsye studimore

22 Tetor 2021, 10:44| Përditesimi: 22 Tetor 2021, 10:47

  • Share

Breshka e llojit Kareta kareta rikthehet në brigjet e Orikumit. Stina e vjeshtës ka bërë që ajo të migrojë në ujërat e detit të Vlorës.

Breshka ka rënë në rrjetat e peshkatarëve ditën e djeshme dhe ka një peshë prej 23 kg.

Gjallesa po bahet momentalisht në qendrën e peshkimit Orikum ku po kujdesen specialistët për shëndetin e saj dhe më pas për arsye studimore do të niset për në Turqi.

Breshka Kareta kareta është e rrallë, me një jetëgjatësi nga 47-67 vite. Ajo është një gjallesë e klasifikuar si e rrezikuar nga zhdukja, kjo edhe për shkak të riprodhimit të ulët. Një breshkë femër e këtij lloji, gjatë jetës së saj, lëshon vetëm 4 vezë çdo 3 vite.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?