Reshjet dhe era e ditëve të fundit të gushit në zonat bregdetare nuk i ka trembur pushuesit. Në Vlorë e Lezhë plazhet janë të tejmbushura, ndërsa pushuesit thonë se do të vijojnë pushimet në datat e planifikuara.
Gjatë dy ditëve të fundit vendi është përfshirë nga moti i paqëndrueshëm me reshje të dobëta dhe erë, por nuk ka dhënë efekt negativ në turizëm. Në Vlorë e Lezhë plazhet janë të tejmbushura, ndërsa pushuesit thanë se do të vijojnë pushimet në datat e planifikuara.
Moti i paqëndrueshëm në ditët e fundit të Gushtit nuk ka ndikuar në turizëm. Me mijëra turistë nga Italia, Franca, Norvegjia e Ukraina vazhdojnë pushimet të pashqetësuar në bregdetin e Vlorës.
Shiu i përkohshëm apo era nuk janë shqetësim për ta, pasi kanë zgjedhur Vlorën për detin, natyrën, klimën dhe çmimet e lira ne akomodim dhe ushqim.
“Vlora është një qytet i mrekullueshëm. Ka pak ere sot, por plazhi është i bukur. Kam mbetur i kënaqur këtu dhe natyrisht qe do te rikthehem serish, sepse kam dhe nusen e djalit nga Kavaja”, tha një pushues.
“Jam nga Ukraina dhe kemi ardhur me familjen për pushime. Por mund të qëndroj dhe më gjatë pasi situate atje nuk është e mirë. Këtu është gjithçka shume e bukur ndaj po mendoj të zhvendosem nga Kievi për të jetuar në Vlorë. Klima është shumë e mire dhe Vlora qytet mjaft i bukur”, u shpreh një pushuese.
“Jam nga Napoli. Është i katërti vit qe vij këtu. Edhe ne detin è kemi shume te bukur ashtu si ju, por çmimet janë me të lira se në Itali. Ne jemi bashke me miq këtu dhe na pëlqen gjithçka. Besoj se Vlora i ofron të gjitha ato qe do një pushues”, tha turisti i ri.
Me mijëra pushues, kryesisht nga Kosova po vazhdojnë pushimet të pashqetësuar nga kushtet atmosferike edhe në bregdetin e Shëngjinit.
“Pavarësisht rënies së temperaturave apo vranësirave, bregdeti është i tejmbushur. Premtues për turizmin është dhe muaji shtator, thanë operatorët turistik, pasi 70 për qind e dhomave janë të prenotuara”, shprehet një pushues.