Foto ilustruese nga Kapshtica

Kapshtica e bllokuar deri më 8 shkurt, MEPJ: Dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë do të jetë e lejuar në këtë orar! Përjashtohen këto kategori

22 Janar 2021, 16:02| Përditesimi: 22 Janar 2021, 16:08

  • Share

1611328107_kapshticeee1.jpg

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas vendimit të palës greke, për të shtyrë afatin e bllokimit të pikës kufitare të Kapshticës deri më 8 shkurt.

Ministria thotë se ky vendin i qeverisë greke, ka ardhur në vijim të masave të marra për përballimin e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.

Dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, sipas ministrisë do të jetë e lejuar nga ora 06:00, deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamiona mallrash).

Ndërsa mjetet si autobusa, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.

Deri në datë 8 shkurt, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.

Njoftimi i ministrisë:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë, do të qëndrojë e mbyllur deri më datë 08.02.2021.

Ky vendim i qeverisë greke, ka ardhur në vijim të masave të marra për përballimin e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.

Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.

Ndërsa, dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë do të jetë e lejuar nga ora 06:00, deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamiona mallrash).

‼️Mjetet si autobusa, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.


Lajmi kryesor:

COVID-19/ Greqia shtyn afatin, Kapshtica e mbyllur deri më 8 shkurt! MEPJ: Hyrja në vendin tonë do jetë e lejuar në këtë orar, për këto kategori


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?