I ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me moderatore Doreada Mio, ishte Dr.Shk Albi Fagu, kardiokirurg.
‘Njerëzit kanë nevojë për informacion për sëmundjet e ndryshme, apo për terapitë alternative’ e nisi kështu bisedën në studio mjeku.
Ai foli për një ndërhyrje kirurgjikale shumë unike të bërë së fundmi në vendin tonë, që konsiston në uljen e invazivitetit të ndërhyrjeve klasike, të bypass koronar.
‘Hapja e kraharorit mbart në një përqindje të caktuar komplikacione si: joqëndrushmëria e kockës, apo infeksione post operacionit dhe qëllimi është reduktimi i këtyre komplikacioneve’ u shpreh mjeku, duke shtuar se qëllimi përfundimtar është që të arrihet në një nivel trauma dhe komplikacioni sa më të ulët.
Gjatë ndërhyrjes, përdoret një aparaturë që imiton rolin e zemrës, gjë që u lejon mjekët të punojnë për të bërë ndërhyrjen.
‘Këto lloj ndërhyrjes zgjasin me orë të tëra dhe janë shumë komplekse’ shtoi doktori në studio, nënvizuar se në 5-10 vitet e ardhshme, kjo teknikë do të avancojë shumë dhe do të bëhet më e sigurt.