Mjekja Mirela Dibra: Prindërit duhet të bëjnë kontrolle rutinë të shpeshta për fëmijët e tyre

14 Shtator, 22:12| Përditesimi: 14 Shtator, 22:18

  • Share

E ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me moderatore Doreada Mio, ishte doktoresha Mirela Dibra e cila foli për check up-in paraprak që u bëhet fëmijëve me nisjen e vitit të ri shkollor.

‘Është gjëja më e mirë që para nisjes së vitit të ri shkollor që fëmija të kontrollohet për parametrat e rritjes” u shpreh ajo në studio.

Anemia ka qenë problem kryesor tek fëmijët, e nxitur shpesh nga kequshqyrja dhe është e mira që të niset me zakone ushqyerje të shëndetshme që në moshën e hershme fëminore.

‘Është e mira që fëmija të ndiqet nga i njëjti pediatër që familja ka besim dhe duhet nisur që në moshë të hershme të matet tensioni i fëmijës, për të parë sistemin kardiovaskular’- tha mjekja në studio, duke shtuar se duhet parë dhe niveli hormonal sepse dhe fëmijët mund të bëjnë dhe tiroide.

Një tjetër pikë është kujdesi që duhet treguar ndaj fëmijëve kur qëndrojnë në kolektiv, duke patur parasysh parazitët apo virozat që mund të ngjiten.

Është shumë e rëndësishme për të ruajtur imunitetin, që fëmijët të përdorin vitaminën C gjatë kësaj kohe, sikurse një kontroll kockor për skeletin, pasi çantat e rënda krijojnë probleme. Shumë e rëndësishme sipas mjekes është dhe ana emocionale e fëmijës, ndaj dhe prindi duhet të flasë me të për ta përgatitur që të përshtate më ambientin social, sikurse dhe ngopja me gjumë i fëmijëve që janë në fazën e rritjes.

M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?