Karnavalet e Nartës janë një festë unike që nis të Dielën e Pashkëve dhe zgjat për tri ditë me radhë. E trashëguar brez pas brezi, kjo festë tradicionale dallohet për mënyrën e saj të veçantë të kremtimit, ndryshe nga çdo zonë tjetër në vend.
Fshati merr jetë nga festa e organizuar. Banorët maskohen me kostume të ndryshme dhe përshkojnë rrugicat e fshatit nën ritmet e valleve tradicionale të zonës.
Megjithatë, vit pas viti, kjo traditë duket se është zbehur. Ndryshe nga herët e tjera, karnavalet duket se kanë humbur pak nga gjallëria që i karakterizonte, kryesisht për shkak të emigrimit të të rinjve.
Karnavalet e Nartës janë një festë e përvitshme tradicionale për këtë zonë.
Komente
