Asgjë nuk po i shkon mirë Interit në ballafaqim me Real Madridin në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve
Rezultati momental 0-1 nuk është i vetmi problem për trajnerin Antonio Conte. Kjo për shkak se në minutën e 33-të të ndeshjes, nga loja është përjashtuar mesfushori zikaltër, Arturo Vidal.
Ndëshkimi erdhi pasi ky i fundit protestoi fuqishëm kundër gjyqtarit Taylor i cili nuk akordoi një penallti pas një ndërhyrje brenda zonës së Real Madridit ndaj mesfushorit kilian.
Lajmi kryesor:
Liga e Kampionëve, Interi drejt eliminimit nga turneu!
r.k./ReportTv.al