Një situatë e paprecedentë është regjistruar në ambientet e Qendrës së Numërimit të votave nr.30 në Kashar. Vëzhguesi i kandidatit të PS, Ornaldo Rakipi ka dhunuar kreun e KZAZ, Remzi Memedi.
Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara vëzhguesi i Rakipit godet me shkelma kreun e KZAZ. Sherri ka ndodhur në prani të komisionerëve dhe vëzhguesve të tjerë, duke krijuar tension dhe ndërprerje të menjëhershme të numërimit të votave.
Policia ka identifikuar dhe ka shoqëruar në Komisariat Rei Nozlli (vëzhguesi i kandidatit të PS), teksa po marrin në pyetje personat që ishin të pranishëm si dëshmitar okular. Në njoftimin zyrtar për mediat blutë bëjnë me dije gjithashtu se në konflikt nuk përfshirë asnjë punonjës policie.
"Rreth orës 14:30, është kërkuar ndërhyrja e Policisë në KZAZ Nr. 30, në Yrshek, pasi gjatë procesit të numërimit, përfaques të subjekteve të ndryshme politike janë konfliktuar me njeri-tjetrin.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin R. N., 26 vjeç, i dyshuar i përfshirë në konflikt, për veprime të metejshme proceduriale. Në lidhje me pretendimin se në konflikt janë përfshirë dhe punonjës policie, sqarojmë se ky pretendim është i pavërtetë. Vijon puna për shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt dhe dokumentimin e plotë e rrethanave të konfliktit", njoftoi sot policia.
Ndërkohë kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi Celibashi përmes një shkrese pas kofliktit ka dhënë urdhër për përjashtimin e çdo vëzhguesi të pranishëm në Kashar.
pasi shkoi të inspektonte situatën, ai mori masat dhe konfirmoi pas daljes nga KZAZ se procesi i numërimit kishte rifilluar, kurse Policia po vijonte me hetimet.
Sipas pretendimeve të përfaqësuesve të Partisë Demokratike shkak për sherrin ka qenë shpallja e pavlefshme e një fletëvotimi, ku ishin votuar dy kandidatë të ndryshëm.
Kjo qendër ka gjithsej 61 kuti ndërsa deri deri tani janë numëruar 40 prej tyre.
Sekretarin e Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ) në Kashar, Remzi Mehmeti, ka rrëfyer momentet e incidentit, ku vëzhguesi i deputetit Ornaldo Rakipi e ka sulmuar fizikisht dhe goditur me grusht dhe shkelm.
Ai tha se nuk e njihte agresorin dhe menjëherë pas incidentit shkoi të depozitonte kallëzim penal në Komisariatin nr. 6 në Tiranë.
Sekretari shpjegoi se shkak u bë një votë e kontestuar e PS nga vëzhguesi i Rakipit, teksa sqarimit nga Komisioni se do të verifikohej i është përgjigjur me skena dhune dhe më pas largim nga skena e ngjarjes.
“Ishte një votë e pakontestuar dhe vëzhguesi që nuk e dimë nëse ishte i akredituar, e ka kontestuar me zë të lartë. U thashë që të qetësoheshin se do rishikohej. Por ata vijuan që të bërtisnin dhe ankoheshin. U thashë se do merrja masa për përjashtimin e tyre nga KZAZ, por reagimi që pasoi ishte ai që u pa, me sulm dhe agresion. Vota ishte e PS-së, pretendohej për Orlando Rakipin por pati kontestime dhe duhet të ishte KZAZ që do shprehej për kontestimin. Ata kaluan perimetrin e sigurisë dhe më pas pamjet ju i keni parë. Vota që po kontestohej ishte vota e Orlando Rakipit. Ishte votë e PS dhe normalisht duhet të ishin njerëzit e tij. Në ishim vetëm për ta vlerësuar. Ne kemi bërë kallëzim te Komisariati nr. 6, pasi nuk i njoh personat dhe presim që hetimet t’i bëjnë ata për rastin. Ne do ta kryejmë detyrën tonë me çdo kusht”, u shpreh sekretari që ra pre e agresionit fizik.
Kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka shkuar me urgjencë në KZAZ-në e Kasharit pas incidentit të ndodhur për shkak të një vote të kontestuar, ku u sulmua fizikisht sipas pamjeve të publikuara, edhe sekretari i komisionit.
Për ngjarjen u bë kallëzim në Polici, teksa Celibashi ka vepruar me anë të disa masave të menjëhershme, duke pezulluar të gjitha bezhat e vëzhguesve dhe përjashtuar të gjithë vëzhguesit partiakë të akredituar, përveç atyre të mediave dhe ndërkombëtarë. Ai tha pas daljes nga KZAZ se incidenti kishte kaluar, masat ishin marrë dhe numërimi për kandidatët kishte rifilluar.
“Mediat të jenë të pranishme gjatë numërimit. Numërimi në KZAZ-në e Kasharit ka filluar. Numërimi pa praninë e vëzhguesve politikë. Përjashto vëzhguesit ndërkombëtar dhe mediat. Mediat kanë të gjithë të drejtën për ta ndjekur procesin që nga dita e parë. Numërimi pa prezencën e vëshguesve politikë. Për shqetësimin e mediave sapo ia kemi komunikuar Policisë së shtetit prezencën tuaj. Nëse nuk ju lejojnë do kthehem përsëri këtu. Diskutimin për fletën për të cilën ndodhi ngjarja nuk është vendi për ta komentuar”, tha Celibashi, pa dhënë shpjegime të tjera për rrethanat e incidentit, se e kujt ishte vota e kontestuar.
Ai u pyet për të dhënë detaje rreth ngjarjes, por komentoi shkurt:
“Nuk kam asnjë koment sepse është tej përgjegjësisë time për këtë. Nuk është çështje e KQZ pse personi është larguar, por është Policia e Shtetit që e ka kompetencën, ajo është vetë kompetente për ta ndjekur, s’ka nevojë për njoftimin e KQZ”.
Pas sherrit të ndodhur në qëndrën e numërimit të Yrshekut, ku një vëzhgues i kandidatit të PS-së Ornaldo Rakipi ka dhunuar kreun e KZAZ, Remzi Mehmeti, ka reaguar menjëherë Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi.
Celibashi ka marrë menjëherë masa, ku përmes një shkrese ka dhënë urdhër për përjashtimin e çdo vëzhguesi të pranishëm në Kashar.
Sipas vendimit të Celibashit thuhet që kërkohet revokimi i akreditimit të çdo vëzhguesi.
Komente
