Messi dhe Paredes

KATAR 2022/ FIFA hetim disiplinor kundër Messit dhe Paredes, dyshja rrezikon gjysmëfinalen e Botërorit

10 Dhjetor 2022, 15:38| Përditesimi: 10 Dhjetor 2022, 15:37

  • Share

Argjentina fitoi dje kundër Holandës pas 120 minutave lojë dhe penalltive për të marrë biletën për në fazën gjysmëfinale të Botërorit. Dueli prodhoi tension në fundin e kohës së rregullt dhe pas penalltive. Lionel Messi dhe Paredes u përplasën me lojtarët dhe stafin e Holandës, teksa mediet ndërkombëtare bëjnë me dije se FIFA ka hapur një hetim disiplinor kundër dy lojtarëve të Argjentinës.

Nëse Komisioni i Disiplinës në FIFA sheh si të dëmshme sjelljen e dy lojtarëve, të martë në 20:00 Argjentina do jetë pa dy titullarët e saj kundër Kroacisë. E bujshme nëse mendon se Messi do mundet të humbasë një ndeshje të Botërorit nga sjellja jo e mirë. Kapiteni i Argjentinës u përplas verbalisht me trajnerin dhe anëtarët e Holandës si edhe me arbitrin e ndeshjes, Lahos.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?