KATAR 2022/ 'Thriller-i' me 5 gola, Gana merr 3 pikët e para në Botëror! Mposht 3-2 Korenë e Jugut (VIDEO)

28 Nëntor 2022, 14:09| Përditesimi: 28 Nëntor 2022, 19:40

  • Share

Ganës i është dashur të djersisë shumë për fitoren e parë në Botëror. Pas humbjes me Portugalinë afrikanët siguruan 3 pikët e para falë rezultatin 3-2 në stadiumin ‘Education City’. Golin e parë Gana e realizoi në minutën e 24 me Salisu, ndërsa po brenda pjesës së parë dyfishoi me Kudus.

Në pjesën e dytë aziatikët reaguan fort dhe në harkun kohor të katër minutave, falë ‘dopietës’ së Cho Gue-Sung, barazuan 2-2. Gjithsesi Kudus vendosi të bënte edhe njëherë heroin dhe falë golit të dytë personal dhe të tretin për Ganën në minutën e 68 vulosi shifrat përfundimtare.

Më këtë fitore Gana u ngjit të paktën përkohësisht në vendin e dytë me 3 pikë, po aq sa Portugalia e vendit të parë që luan sonte me Uruguain.

Formacionet zyrtare

Ora 15:45
KATAR 2022/ Nuk zgjat shumë baraspesha e Koresë së Jugut, goli i dytë i Kudus nderon sërish Ganën (VIDEO)

 

68’ Nuk ka zgjatur shumë baraspesha e Koresë së Jugut në ndeshjen me Ganën. Afrikanët kanë gjetur sërish avantazhin duke i dërguar shifrat në 3-2 falë mesfushorit Kudus, i cili realizoi golin e dytë personal.

Ora 15:26
KATAR 2022/ Korea e Jugut shokon Ganën, ‘dopieta’ e Gue-Sung sjell baraspeshën (VIDEO)

 

58’ E pabesueshme ajo që ndodh në Botërorin e Katarit. Korea e Jugut arriti të barazojë Ganën në harkun kohor të katër minuta. I njëjti autor, Cho Gue-Sung, realizoi në minutën e 58 dhe të 62.

Ora 14:38
KATAR 2022/ Korea e Jugut merr një tjetër goditje, Gana realizon me kokë golin e dytë (VIDEO)

34’ Kudus ka dyfishuar diferencat për Ganën. Mesfushori realizoi me kokë duke ndëshkuar për herë të dytë Korenë e Jugut.

 

 
Ora 14:33
KATAR 2022/ Zhbllokohet sfida mes Koresë së Jugut dhe Ganës, afrikanët përfitojnë nga rrëmuja në zonë (VIDEO)

24’ Gana ka kaluar në avantazh kundër Koresë së Jugut. Salisu përfitoi nga një rrëmujë në zonë, duke kaluar afrikanët në avantazh.

 

 
Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?