Të parakalosh në tapetin e kuq përkthehet në orë të tëra punë nga shtëpitë e mëdha të modës për të dizenjuar fustane nga më të veçanta, orë të tëra për të bërë make-up, për të zgjedhur bizhuterinë, e shumë detaje të tjera që ndoshta një njeri i thjeshtë nuk e di. Megjithatë, për Kate Middleton nuk ka qenë aspak e tillë. Dukesha ka marrë të gjithë vëmendjen në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, kjo sepse ajo ka guxuar shumë. Kate ka veshur të njëjtin fustan që ka veshur në të njëjtën ceremoni, 8 vite më parë. Asnjë VIP nuk e ka bërë më parë këtë gjë, epo Kate po dhe nuk është hera e parë.
Lajmi kryesor:
Londra mbledh yjet e kinematografisë... zhvillohet ceremonia e çmimeve BAFTA 2020
B.K./ReportTv.al