Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri ka mbyllur këtë të diel javën e shtatë. Me fillim në 14:00 janë zhvilluar dy ndeshje. Në "Elbasan Arena", vendasit e AF Elbasanit fituan 2-0 kundër Burrelit, ndërsa në stadiumin "Redi Maloku" në Fushë-Krujë, Kastrioti mundi 1-0 Korabin.
Në stadiumin e Elbasanit, vendasit fituan 2-0 me Burrelin. Golat për skuadrën e Nevil Dedes u shënuan nga Bedri Greca në minutat 16-të dhe 58-të. Me këtë sukses, Elbasani është në ndjekje të Bylisit kryesues.
Në "Redi Maloku", Kastrioti fitoi 1-0 me Korabin, duke befasuar dibranët. Goli nga penalltia u shënua në minutën e 54 nga sulmuesi Joan Çela. Pas javës së shtatë, Bylis me 19 pikë mban vendin e parë, ndjekur nga AF Elbasani me 16 pikë. Në fund Lushnja, Burreli, Besa dhe Luzi.
Kategoria e Parë - java 7-të:
E shtunë
Apolonia 4-1 Tomori (Asllanaj 21' Maksuti 49', Repaj 64', 88' / Becka 32')
Besa 1-2 Flamurtari (Spahiu 90' / D. Pjeshka 33', F. Beqja 88')
Lushnja 2-1 Luzi (Ismailaj 35', Ayinde 45' / Treni 90+6')
Vora 2-3 Bylis (Raboshta 51', 77' / Camara 8', Lajthia 12', Abazaj 83')
E diel - 14:00
AF Elbasani 2-0 Burreli (Bedri Greca 16', 58')
Kastrioti 1-0 Korabi (Joan Çela 54' (11m) )
Renditja: