Kategoria e Parë e futbollit zhvilloi këtë të dielë katër ndeshjet e radhës. Në Berat, Flamurtari mposhti bindshëm 1-4 vendasit e Tomorit dhe sheh nga vendi i dytë paçka distancës me AF Elbasanin.
Në Fushë-Krujë, Kastrioti fitoi 3-1 me Besën dhe del nga zona e ftohtë, duke lënë kavajasit në pozitën e dhjetë. Ndërkohë që në Peshkopi Korabi fitoi minimalisht 1-0 me Lushnjën. Tri pikë edhe për Luzin që në shtëpi likuidoi 2-0 Burrelin dhe nuk mban më vendin e fundit.
Të hënën në 13:30 në "Adush Muça" të Ballshit luhet sfida e kreut mes Bylisit dhe AF Elbasanit.
Kategoria e Parë, java 22:
E shtunë
Vora 1-0 Apolonia
E dielë
Kastrioti 3-1 Besa
Korabi 1-0 Lushnja
Luzi 2-0 Burreli
Tomori 1-4 Flamurtari
E hënë 13:30
Bylis - AF Elbasani
Renditja: