Flamurtari 3-0 Vora

Kategoria e Parë/ Flamurtari shkëlqen me tre gola, mposht Vorën dhe merr vendin e dytë

13 Shtator, 09:14| Përditesimi: 13 Shtator, 09:16

  • Share

Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri mbylli raundin e tretë. Në sfidën e fundit të zhvilluar në Vlorë, Flamurtari vendas mposhti 3-0 Vorën dhe ngjitet në vendin e dytë të renditjes me gjashtë pikë, aq sa vorakët.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të Flamurtarit, pas golit të shënuar nga Oshafi në minutën e 38-të. Pjesa e dytë foli e gjitha për vendasit, që gjetën rrugën e rrjetës edhe dy herë të tjera. Ememe dyfishoi shifrat në minutën e 73-të, pas një pasigurie të portierit Ruçi. Për të vulosur takimin, mendoi Pjeshka, i cili realizoi të tretin në minutën e 80-të.

Ndeshja e radhës për Flamurtarin është kundër Kukësit në transfertë, ndërsa Vora pret Valbonën.

Kategoria e Parë, raundi 3:

Kastrioti 2-1 Lushnja (Musaj 76', Qyra 84' /Xhabrahimi 54')

Valbona 1-0 Erzeni (Krasniqi 63')

Korabi 0-0 Burreli

Kukësi 1-2 Apolonia (Beshiraj 67' / Trifoni 45', Topi 89')

Pogradeci 0-2 Besa (Mazrekaj (p) 5', 55')

E enjte, 12 shtator

16:00 Flamurtari 1-0 Vora

Renditja:

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ed macoku: 13/09/2024 10:04

    Vitin tjeter jemi kampion ne Superlig

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?