Pogradeci 1-1 Vora

Sport

Kategoria e Parë/ Pogradeci shtang Vorën në fund, Apolonia mposht Besën! Kastrioti tri pikë (Renditja)

22 Dhjetor, 15:43| Përditesimi: 22 Dhjetor, 15:52

  • Share

Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri mbylli vitin 2024 me tre ndeshjet e fundit për raundin e 17-të.

Në "Gjorgji Kyçyku" Pogradeci vendas barazoi 1-1 me Vorën. Miqtë e Bellait vijojnë të jenë në krye të renditjes. Ishte Ruzgis që kaloi Vorën në epërsi pas 79 minutash lojë, ndërsa Becka barazoi në shtesën e nëntë për vendasit, për fundin që rezultoi dramatik.

Ne stadiumin e Rrogozhinës, Besa e cila luante si vendase u mposht 0-2 nga Apolonia. Maksuti shënoi në minutën e 75-të për fierakët, ndërsa në fund Umejiego "vulosi" shifrat me golin e dytë.

Në "Redi Maloku" të Fushë-Krujës vendasit e Kastriotit fituan 2-1 me Erzenin. Ajazi kaloi krutanët në epërsi pas pak sekondave lojë, ndërsa barazoi Bespallov në të 21'. Edmond Hoxha në minutën e 84 i dha fitoren Kastriotit.

Me gjysmën e sezonit të mbyllur, është Vora që prin renditjen me 41 pikë, dy më shumë se Flamurtari. Në fund Kukësi, Korabi, KF Valbona dhe Erzeni.

Kategoria e Parë, raundi 17-të:

E shtunë, 21 dhjetor 2024 - 13:30

KF Valbona 0-1 Flamurtari

Korabi 2-1 Kukësi

Lushnja 0-1 Burreli

E diel, 22 dhjetor 2024 13:30

Besa 0-2 Apolonia

Kastrioti 2-1 Erzeni

Pogradeci 1-1 Vora

Renditja:

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • @papa: 23/12/2024 01:21

    A jeni bo naj kurioz me pa kush investo te Vora??Shifni se do gjeni perla.Keni 1 nga dyshet më të frykshme të momentit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?