Vora 3-0 Korabi

Sport

Kategoria e Parë/ Vora leksion Korabit, fiton 3-0 dhe mban kreun! Burreli befasia e sezonit, shtyhen tre ndeshje (Renditja)

14 Dhjetor 2024, 17:05| Përditesimi: 14 Dhjetor 2024, 17:07

  • Share

Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri zhvilloi këtë të shtunë tre nga ndeshjet e programuara. Dueli i sotëm mes Erzenit dhe Pogradecit, si edhe dy sfidat e së dielës janë shtyrë nga FSHF për shkak të reshjeve të shumta të shiut.

Në stadiumin e Vorës vendasit fituan 3-0 kundër Korabit dhe vijojnë të mbajnë kreun e renditjes. Vorakët shënuan me Kasallën, Rushitin dhe Aneni për fitoren e katërt radhazi dhe ngjiten në kuotën e 40 pikëve.

Në Burreli ekipi i Ditmar Bicajt fitoi 3-1 me përmbysje kundër Kastriotit. Kuka shënoi për miqtë, ndërsa Dedgjoni dhe dopieta e Rrapit ishin vendimtare te Burreli që për momentin mban vendin e katërt.

Në Kukës ekipi i Emiljano Çelës barazoi 1-1 me Valbonën. Vidrica shënoi për miqtë, ndërsa në fund të ndeshjes barazoi Ruben Danaj.

Kategoria e Parë, raundi 16-të:

E shtunë, 14 dhjetor 2024 - 13:30

Burreli 3-1 Kastrioti

Kukësi 1-1 Valbona

Vora 3-0 Korabi

Erzeni - Pogradeci (shtyrë për të mërkurën)

E diel, 15 dhjetor 2024 - 13:30

Apolonia - Flamurtari (shtyhet ditën e martë)

Besa - Lushnja (shtyhet ditën e martë)

Renditja:

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?