Kategoria e Parë mbylli javën e 17-të. Kjo e dielë kishte në program dy sfida, duke nisur nga ora 13:30. Besa nuk ia del sërish të fitojë dhe barazimi 0-0 ndaj Burrelit e lë sërish në zonën e ftohtë.
Në duelin tjetër Vora fitoi 3-1 kundër Luzit, duke marrë suksesin e tretë radhazi. Prengaj dhe Xhabrahimi me dopietë shënuan te vendasit, teksa Treni shkurtoi për miqtë.
Për javën e 17-të dueli mes Kastriotit dhe Bylisit u shty për shkak të kushteve të rënduara atmosferike dhe nuk ka një njoftim të dytë për datën kur do luhen sfidat.
AF Elbasani dhe Bylis (një ndeshje më pak) kryesojnë renditjen me 39 pikë. Vora, Flamurtari, Apolonia dhe Korabi janë në zonën e promocionit, ndërsa në zonën e ftohtë Kastrioti (-1 ndeshje), Luzi, Besa dhe Tomori.
Kategoria e Parë, java 17-të:
E premte
AF Elbasani 2-1 Korabi
E shtunë
Apolonia 1-1 Flamurtari
Lushnja 2-2 Tomori
Kastroti - Bylis (shtyrë për shkak të kushteve atmosferike)
E dielë - 13:30
Besa 0-0 Burreli
Vora 3-1 Luzi
Renditja: