TIRANE - Vajza e re e cila alarmoi policinë të enjten (9 janar 2025) në zonën e Astirit, ishte në shoqërinë e të dashurit të saj dhe miqve të tyre, të bërë grup në 2 apartamente me qira ditore, që 26-vjeçari Joni Sadikaj kishte marrë në katin e 8 të një pallati në zonën e Astirit.
Aty, të rinjtë, 5 djem e 3 vajza mendohet të kenë kaluar natën duke festuar me alkool e duke konsumuar kokainë. Vajza 21-vjeçare, e dashura e Sadikajt me origjinë nga Tepelena, ndoshta e ndikuar edhe nga efektet e lëndës narkotike nëse ka përdorur, u tremb kur u zgjua paraditen e së enjtes, dhe pa në tavolinë, 2 armë, tashmë të sekuestruara nga policia, e që pritet t’i nënshtrohen ekspertizës.
Për shkak të gjendjes së saj të rënduar, deri diku në paranoja, grupi i të rinjve, e lanë të vetme në apartament duke i kyçur derën dhe zbritën të konsumonin një kafe derisa vajza të qetësohet. Por në këtë kohë vetmie, ajo telefonoi sallën operative të policisë, e shqetësuar dhe ndoshta me frikën se dikush do i bënte keq, duke kërkuar ndihmën e bluve pasi mund ta vrisnin. Me derën mbyllur forcave RENEA iu desh të futen nga dritarja duke zbritur me litar nga tarraca e pallatit.
Pas ekzaminimeve nga mjekë e bisedave me psikologë, vajza dëshmoi e qetë para policisë, e tregoi se kishte shkuar me dëshirë të festonte me grupin shoqëror të të dashurit të saj dhe u frikësua vetëm në momentin që pa armë në apartament. Djemtë Joni Sadikaj, 3 nga Tirana nga 29-36 vjeç dhe një 40-vjeçar nga Vlora, u shpallën në kërkim. Fakti që e mbyllën brenda të renë, policia ka ngritur ndaj tyre edhe akuzën e heqjes së paligjshme të lirisë, përfshirë armëmbajtje pa leje dhe falsifikim dokumentesh.
I dashuri i vajzës, Joni Sadikaj, është emër i njohur për policinë. Në vitin 2017, ai u arrestua bashkë me 2 djem të tjerë në Kavajë në tentativë për të trafikuar 1.3 ton kanabis drejt Italisë. Ne atë kohe, ai u hetua nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe mohoi akuzat ndaj tij. Edhe në vitin 2022 Joni Sadikaj u arrestua pasi iu gjet me vete një armë pa leje, një krehër si dhe municion luftarak.
Report Tv ka siguruar një video të tavolinës në apartamentin ku Policia e Tiranës gjeti një ditë më parë 2 armë pistoleta, pasi një 21-vjeçare telefonoi se ishte dhunuar dhe kërcënuar se do e vrisnin.
Në tavolinë shfaqen 2 pistoletat, të cilat tashmë janë sekuestruar dhe dërguar në laboratorin e Policisë Shkencore, për t’u ekspertuar, ndërsa duket dhe rrëmuja me shishe alkooli dhe duhani. Në të njëjtën tavolinë, hetuesit gjetën edhe gjurmë të mbetjeve të kokainës, në të cilën më herët grupi me 5 djem dhe 3 vajza, e kishin konsumuar.
Policia ka shpallur në kërkim Joni Sadikaj dhe 4 të tjerë lidhur me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Astir (9 janar), ku një 21 vjeçare telefonoi policinë duke thënë se ndihej e kërcënuar se do të vrisnin.
Sipas policisë, ka dyshime se i dashuri i saj Joni Sadikaj dhe 4 djemtë e tjerë e kanë mbajtur të mbyllur 21-vjeçaren në apartamentin e marrë me qira në Astir.
Në kërkim janë shpallur: S. S., 29 vjeç, A. A., 36 vjeç dhe O. A., 31 vjeç, të tre banues në Tiranë; Joni Sadikaj, 26 vjeç, banues në Tepelenë; dhe A. J., 40 vjeç, banues në Vlorë.
‘Nga veprimet e para hetimore të kryera për këtë rast dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë mbajtur të mbyllur shtetasen S. Q., në apartamentin ku ndodhej, i marrë me qira ditore. Gjithashtu, ishte marrë me qira ditore apartamenti përballë në të cilin shërbimet e Policisë, ditën e djeshme, gjetën gjatë kontrollit, 2 armë zjarri, municion luftarak dhe sende të tjera personale që do t’i shërbejnë hetimit. Vijon puna për kapjen e 5 shtetasve të shpallur në kërkim. Gjithashtu, vijojnë hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë, për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë’, njoftoi sot policia.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
(Joni Sadikaj, djali me bluze te bardhe ne nje proces gjyqesor, foto arkive)
Policia ka identifikuar të dashurin e vajzës 21 vjeçare e cila alarmoi dje RENEA-n. Joni Sadikaj rezulton të ketë marrë me qira ditore AirBNB 2 apartamentet në katin e 8-të të pallatit në zonën e Astirit.
Ndërkohë në kërkim janë shpallur dhe 3 djem të tjerë.
Po kush është Joni Sadikaj?
26 vjeçari nga Tepelena rezulton një emër i njohur për policinë. Në korrik 2022 Joni Sadikaj u arrestua pasi iu gjet me vete një armë pa leje, një krehër si dhe municion luftarak.
I riu ndodhej së bashku në një makinë me dy persona të tjerë, dy vëllezërit nga Tirana, 31-vjeçarin Egest Sinaj, i cili drejtonte mjetin si dhe 30-vjeçarin Indrit Sinaj, pasagjer.
Ndërkohë në korrik 2017 rezulton të ketë qenë mes personave të arrestuar si posedues të 1.3 ton droge të sekuestruar në zonën e "Plazhit të Gjeneralit" në Kavajë me destinacion Italinë. Ne atë kohe, ai u hetua nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe mohoi akuzat ndaj tij.
Çfarë janë kta monstra, ka humb njerzimi, mos i lëshoni ma këta monstra.
PërgjigjuPo po e kyçën në apartament që të qetësojë klientët…
Përgjigjune 2022 u kap me arme. si ka mundesi qe nuk eshte ne burg.
PërgjigjuFajin e ka vajza,po keto vajza mendje lehta si nuk i kane pak frike te dashurit,gjoja dashurohen pa e ditur kush eshte ky njeri vetem mund te ken para
Përgjigju