Banorët e shtëpisë 3-katëshe në Lezhë që u përfshi nga flakët, në një prononcim për mediat shprehen se nuk e dijnë nga se ra zjarri por fatmirësisht nuk u lënduan.
"Ishim brenda në katin e parë, me fëmijët e djalit. Djali me nusen shkuan të pushojnë lart. Unë u çova kot, dal te shkallët dhe vjen djali i kunatit e ka shtëpinë këtu afër. Sheh tymin jashtë, ça u bë. Kanë lajmëruar zjarrfikësen, s’e di sa ka vonuar. Dritat kanë qenë ndezur, soba e druve është poshtë. Kërkoj të më ndihmojë se kati i tretë u dogj."-tha e moshuara.
Ndër të tjera ata i bëjnë thirrje shtetit që t’i ndihmojë për ta rindërtuar katin e tretë të shtëpisë, pasi janë në qiell të hapur.
"Kati i tetë është në qiell të hapur, kërkojmë ndihmë nga shteti me e ndërtu dhe njëherë, ta rregullojmë, s'duam gjë tjetër. Nuk e dijmë pse ra zjarri."-shprehet e zonja e shtëpisë.
Lajmi kryesor:
Digjet kati i tretë i një banese në Lezhë, fatmirësisht s'ka të lënduar! Banorët: Kërkojmë ndihmë nga shteti për ta rindërtuar (VIDEO)
//ReportTv.al