Nga Kavaja, kryesocialisti Edi Rama ironizoi edhe Primaret e PD, teksa tha se bufi ‘i hëngri’ të gjithë ata që shkëlqyen në këtë proces. Rama tha se oferta e PS në këtë qytet është e veçantë, pasi qytetarët kanë mundësi që me një votë të marrin 4 deputetë, ndryshe nga këneta, që me Primaret e saj, 'lëshoi' të gjithë fituesit e këtij procesi në parti.
“Oferta jonë në Kavajë është e veçantë dhe e rrallë sepse Kavaja nuk është Tirana, Kamza nga pikëpamja e numrit dhe peshës por ka mundësinë një zgjedhës apo zgjedhëse këtu në Kavajë që me një votë, të marrë 4 deputetë. Shikoni tani se çfarë ndodh me ofertën tjetër, se është kulmi ky. Kavaja demokrate besoi tek Primaret, tek thirrja e bufit të kënetës për të gjithë ata që kishin ambicien ta nxirrnin kokën mbi ujë dhe Kavaja nxori në Primare fituesit e të gjithë qarkut të Tiranës.
I gjithë qarku te Tiranës fitoi kryetari i partisë së Kavajës. Ku është sot, e keni parë gjë? E hëngri bufi siç hëngri të gjithë ata që u dalluan në Primare, tamam sikur iu tha nxirreni kokën se kush jeni ju që keni vërtet mbështetje dhe që nesër në opozitë, se bufi nuk përgatitet për fitore por për opozitë, për të shkatërruar sa të mundet Shqipërinë dhe lodhur e mërzitur njerëzit që duan të shikojnë përpara. Për këtë përgatitet bufi. E keni parë listën e mbyllur të Tiranës? Hyseni juaj këtu meriton çmimin Nobel në krahasim me ata në listën e mbyllur të Tiranës. Çmimin Nobel për shkencë. E pastaj thua pse i thua çyryk? E morën dhe e zhdukën kryetarin e partisë vetëm se fitoi primaret.”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama në Kavajë: Me ne në BE, ose në gropë me kënetën! Bufi kërkon të tërheqë Shqipërinë prej hunde për hallin personal! I fiket llampa tre herë në ditë
Xh.D/ReportTv.al
