Nga Kavaja, kryesocialisti Edi Rama tha se më 11 Maj shqiptarët duhet të zgjedhin mes Shqipërisë në BE dhe gropës së kënetës. Në takimin që mbajti me gratë dhe vajzat, Rama u shpreh se dy herë që Shqipëria ra në ‘dorë’ të Berishës, pati 4 mijë të vdekur si dhe borxhe që desh e çuan vendin në humnerë.
Sipas tij, shqiptarët nuk duhet ta lejojnë që të vijë sërish në pushtet me ata që i quajti ‘një tufë qorrash dhe shurdhësh’ me qëllimin që të tërheqë vendin prej hunde për hallin e tij personal.
“Se vetëm ai hall personal e bën një burrë 80-vjeç e kusur të vijë vërdallë dhe t’i fiket llampa tre herë në ditë kur merr fjalën. Duke votuar për Shqipërinë 2030 në BE, siç votuan shumica e shqiptarëve PD në ’92 kur nuk ishin të gjithë me të, por donin të ndanin historinë e Shqipërisë nga e shkuara.”, u shpreh Rama.
Ai u ndal edhe te Primaret e PD, teksa tha se zhdukën të gjithë ata që shkëlqyen në këtë proces. Rama përmendi edhe kryetarin e kësaj partie në Kavajë, Hysen Kadiu, teksa tha se meriton çmimin Nobel.
“Për këtë përgatitet bufi. E keni parë listën e mbyllur të Tiranës? Hyseni juaj këtu meriton çmimin Nobel në krahasim me ata në listën e mbyllur të Tiranës,. Çmimin Nobel për shkencë. E pastaj thua pse i thua çyryk? E morën dhe e zhdukën kryetarin e partisë vetëm se fitoi primaret.”, tha Rama.
Kryesocialisti foli edhe për rëndësinë e grave në vendimmarrje dhe në politikë. Rama tha se numri i grave dhe vajzave është rritur ndjeshëm brenda PS, por shtoi se duhet të ketë edhe më shumë.
"Mjafton të shikosh se çfarë fuqie ka marrë PS dhe punë të mira janë bërë dhe të kuptosh se një nga shkaqet kryesore është fakti se kemi shumë më tepër gra dhe vajza.", tha Rama.
Kryeministri Edi Rama iu bëri thirrje demokratëve të Kavajës që të zgjedhin të votojnë për Shqipërinë në BE dhe të bojkotojnë Sali Berishën, i cili po qëndron në politikë vetëm për hallin e tij personal. Rama tha se dy herë që Berisha mori fatin e Shqipërisë në dorë, ndodhën vrasje si edhe vendi shkoi në buzë të humnerës për shkak të borxheve.
“Mua s’po më vjen keq për Hysenin por ajo që iu them demokratëve të Kavajës është që në këto zgjedhje kanë mundësinë e madhe të bëjnë disa punë menjëherë. E para, këto zgjedhje, ndryshe nga të tjerat, janë zgjedhje për të zgjedhur se ku do të jetë Shqipëria në 2030, në BE apo në gropë prapë. Se që dy herë që ia ka besuar Shqipëria ose që i ka rënë në dorë bufit të kënetës ky vend, herën e parë përfundoi me 4 mijë të vdekur dhe herën e dytë u kap në buzë të humnerës së borxheve që mund ta çonte në kolaps. Tani bufi ka dalë bashkë me një tufë qorrash dhe shurdhësh në listat e mbyllura që të tërheqë Shqipërinë për hunde për hallin e vet krejt personal. Se vetëm ai hall personal e bën një burrë 80-vjeç e kusur të vijë vërdallë dhe t’i fiket llampa tre herë në ditë kur merr fjalën. Duke votuar për Shqipërinë 2030 në BE, siç votuan shumica e shqiptarëve PD në ’92 kur nuk ishin të gjithë me të, por donin të ndanin historinë e Shqipërisë nga e shkuara.", tha Rama.
Rama nuk kurseu batutat teksa tha se demokratët e Kavajës duhet të votojnë për pasaportën evropiane, jo për faktin se është e kuqe për socialistët, por ka edhe flamurin blu të BE.
"Më 11 Maj shqiptarët duhet të votojnë masivisht të mos ndalim Shqipërinë. Për demokratët, këta të Kavajës, me të cilët u tall bufi i kënetës duke bërë këtë për veten e tyre për familjen e tyre se pasaportën evropiane do ta marrin të gjithë. Nuk është për socialistët, e kuqe është se kështu është flamuri jonë por ama ka brenda edhe flamurin blu të BE dhe nga ana tjetër i japin një mesazh të qartë bufit dhe kënetës duke vendosur një gru për të rindërtuar atë një parti që sot nuk është më parti. Prandaj them se kush shkon atje, mendon se midis Evropës dhe kënetës duhet të rrijë në kënetë është çyryk. Politikisht është çyryk.”, tha Rama.
Nga Kavaja, kryesocialisti Edi Rama ironizoi edhe Primaret e PD, teksa tha se bufi ‘i hëngri’ të gjithë ata që shkëlqyen në këtë proces. Rama tha se oferta e PS në këtë qytet është e veçantë, pasi qytetarët kanë mundësi që me një votë të marrin 4 deputetë, ndryshe nga këneta, që me Primaret e saj, 'lëshoi' të gjithë fituesit e këtij procesi në parti.
“Oferta jonë në Kavajë është e veçantë dhe e rrallë sepse Kavaja nuk është Tirana, Kamza nga pikëpamja e numrit dhe peshës por ka mundësinë një zgjedhës apo zgjedhëse këtu në Kavajë që me një votë, të marrë 4 deputetë. Shikoni tani se çfarë ndodh me ofertën tjetër, se është kulmi ky. Kavaja demokrate besoi tek Primaret, tek thirrja e bufit të kënetës për të gjithë ata që kishin ambicien ta nxirrnin kokën mbi ujë dhe Kavaja nxori në Primare fituesit e të gjithë qarkut të Tiranës.
I gjithë qarku te Tiranës fitoi kryetari i partisë së Kavajës. Ku është sot, e keni parë gjë? E hëngri bufi siç hëngri të gjithë ata që u dalluan në Primare, tamam sikur iu tha nxirreni kokën se kush jeni ju që keni vërtet mbështetje dhe që nesër në opozitë, se bufi nuk përgatitet për fitore por për opozitë, për të shkatërruar sa të mundet Shqipërinë dhe lodhur e mërzitur njerëzit që duan të shikojnë përpara. Për këtë përgatitet bufi. E keni parë listën e mbyllur të Tiranës? Hyseni juaj këtu meriton çmimin Nobel në krahasim me ata në listën e mbyllur të Tiranës. Çmimin Nobel për shkencë. E pastaj thua pse i thua çyryk? E morën dhe e zhdukën kryetarin e partisë vetëm se fitoi primaret.”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama, nga Kavaja, foli për rëndësinë që i ka kushtuar PS përfaqësimit nga gratë. Rama tha se PS ka dhënë dy shembuj të rinj në politikën shqiptare, bashkëdrejtimin e organizatave nga burrat dhe gratë, si dhe përfshirjen e tyre edhe në skuadrën e Shqipërisë 2030.
“Janë shumë burra që ndihen mirë në kënetë. Ndihen mirë me atë qasjen e vjetër dhe me rrugën e vjetër që dihet ku të çon ndërkohë që ne as jemi ndjerë dhe nuk ndjehemi mirë deri kur ta vendosim plotësisht barazinë gjinore jo vetëm si numra por edhe si cilësi e bashkëjetesës sociale në këtë vend sepse kemi bërë hapa të konsiderueshëm por ajo që është e rëndësishme është se çka sot pasqyrohet me shumë domethënie në jetën publike, ku gratë në këshillat bashkiakë janë 50%, dhe në parlament janë më tepër se dikur kur dukej si odë otomane, ku gratë në qeveri janë mbi 50%, ku gratë në sipërmarrje, në drejtimin e sipërmarrjeve kanë arritur në thuajse 30%, duhet të shtrihet më thellë në shoqëri për të garantuar çlirimin dhe barazimin mes gjinive në çdo familje. Dhuna ndaj grave ka rënie, por të pamjaftueshme. Shpërfillja, presioni ose trajtimi i barabartë të vajzave ka rënie por jo të mjaftueshme. Ajo që i takon të gjitha grave në PS është që këtë betejë ta bëjmë edhe për vajzat dhe gratë e tjera.
Më vjen mirë që sot kemi krijuar dy shembuj të rinj në politikën shqiptare. E para, futëm në parti risinë e bashkëdrejtimit të organizatave një burrë ose djalë dhe një grua pse vajza dhe sot kemi mbi 95% të organizatave që kanë bashkëkryetar dhe kjo na ka sjellë të mirën që më shumë gra dhe vajza janë afruar. Nga ana tjetër, kemi sot në skuadrën tonë për Shqipërinë 2030, 71 gra dhe vajza, por më e bukura është që në listatr e mbyllura kemi 52% vajza. Këtu nuk ka gjë më të bukur sesa gratë dhe vajzat të luftojnë për burrat që janë kandidatë sepse përfaqësueset e tyre i kanë deputete sot.”, u shpreh Rama.
Komente
