Politikë

‘Shumë burra ndihen mirë në kënetë’, Rama nga Kavaja: Sollëm dy shembuj të rinj në politikë! Në listat e mbyllura, 52% janë gra dhe vajza

21 Prill, 10:15| Përditesimi: 21 Prill, 11:25

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama, nga Kavaja, foli për rëndësinë që i ka kushtuar PS përfaqësimit nga gratë. Rama tha se PS ka dhënë dy shembuj të rinj në politikën shqiptare, bashkëdrejtimin e organizatave nga burrat dhe gratë, si dhe përfshirjen e tyre edhe në skuadrën e Shqipërisë 2030.

“Janë shumë burra që ndihen mirë në kënetë. Ndihen mirë me atë qasjen e vjetër dhe me rrugën e vjetër që dihet ku të çon ndërkohë që ne as jemi ndjerë dhe nuk ndjehemi mirë deri kur ta vendosim plotësisht barazinë gjinore jo vetëm si numra por edhe si cilësi e bashkëjetesës sociale në këtë vend sepse kemi bërë hapa të konsiderueshëm por ajo që është e rëndësishme është se çka sot pasqyrohet me shumë domethënie në jetën publike, ku gratë në këshillat bashkiakë janë 50%, dhe në parlament janë më tepër se dikur kur dukej si odë otomane, ku gratë në qeveri janë mbi 50%, ku gratë në sipërmarrje, në drejtimin e sipërmarrjeve kanë arritur në thuajse 30%, duhet të shtrihet më thellë në shoqëri për të garantuar çlirimin dhe barazimin mes gjinive në çdo familje. Dhuna ndaj grave ka rënie, por të pamjaftueshme. Shpërfillja, presioni ose trajtimi i barabartë të vajzave ka rënie por jo të mjaftueshme. Ajo që i takon të gjitha grave në PS është që këtë betejë ta bëjmë edhe për vajzat dhe gratë e tjera.

Më vjen mirë që sot kemi krijuar dy shembuj të rinj në politikën shqiptare. E para, futëm në parti risinë e bashkëdrejtimit të organizatave një burrë ose djalë dhe një grua pse vajza dhe sot kemi mbi 95% të organizatave që kanë bashkëkryetar dhe kjo na ka sjellë të mirën që më shumë gra dhe vajza janë afruar. Nga ana tjetër, kemi sot në skuadrën tonë për Shqipërinë 2030, 71 gra dhe vajza, por më e bukura është që në listatr e mbyllura kemi 52% vajza. Këtu nuk ka gjë më të bukur sesa gratë dhe vajzat të luftojnë për burrat që janë kandidatë sepse përfaqësueset e tyre i kanë deputete sot.”, u shpreh Rama.  


Lajmi kryesor:

Rama në Kavajë: Me ne në BE, ose në gropë me kënetën! Bufi kërkon të tërheqë Shqipërinë prej hunde për hallin personal! I fiket llampa tre herë në ditë


Xh.D/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?