Kronikë

Kavajë/ I vuri zjarrin tokës për të djegur mbeturinat dhe shkrumboi pemët frutore, arrestohet 47-jeçari! U rrezikuan dhe shinat e trenit (EMRI+VIDEO)

8 Gusht, 08:51| Përditesimi: 8 Gusht, 21:05

  • Share

Kavajë- Digjet një sipërfaqe e madhe me bimësi e pemë frutore në Kavajë, duke rrezikuar edhe trasetë e shinave të trenit.

Identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i zjarrit në fshatin Kryeluzaj. Falë veprimeve të shpejta hetimore u lokalizua dhe arrestua i dyshuari G.B, 47 vjeç, banues në Kavajë.

Shërbimet e Komisariatit, bënë me dije se sapo morën njoftimin mbrëmjen e djeshme, se në territorin e fshatit Kryeluzaj, kishte rënë zjarr i cili përfshiu një sipërfaqe të madhe toke me pemë frutore, shkuan menjëherë në vendngjarje.

"Arrestimi i tij u bë pasi, duke djegur mbeturina në tokën e tij, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit duke përfshirë një sipërfaqe të madhe toke dhe pemë frutore, në fshatin Kryeluzaj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës", bëri me dije policia vendore.

Policia e Shtetit apeloi për të gjithë banorët të mos ndezin zjarr për djegien e mbeturinave apo të mbetjeve të prodhimeve bujqësore, si dhe për qytetarët të shmangin hedhjen e cigareve të ndezura pranë sipërfaqeve të pyllëzuara.


Lajmi kryesor:

8 zjarre aktive në disa qarqe të vendit, vijojnë flakët në Tragjas të Vlorës, Mallakastër, Bërzhitë e Gjirokastër! Ndihmuan tre avionë nga Suedia e Kroacia


A.Q/Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po i liron hapësirat publike aksioni i qeverisë?