Pistoleta e përdorur për plagosjen e çiftit në Gosë

Kronikë

Kavajë/ Plagosi çiftin e bashkëshortëve pas sherrit për lehjet e qenit, Policia gjen pistoletën e autorit të fshehur në mur! Pranë saj dhe 'shuku' me lekë

6 Qershor, 19:44| Përditesimi: 6 Qershor, 20:07

  • Share

Pistoleta e përdorur për plagosjen e çiftit në Gosë

Pak orë pas krimit të dyfishtë të ndodhur në Gosë të Rrogozhinës ditën e sotme, Policia e Kavajës ka arritur që të gjejë edhe armën e krimit të përdorur nga autori i dyshuar, i cili gjithashtu u arrestua.

Sherri mes fqinjëve sot përfundoi me veprimin e Shpëtim Osma, i cili ka qëlluar me armë zjarri dy bashkëshortët Sami dhe Nadire Disha, duke i plagosur njërin në këmbë e tjetrin në bark.

Pak pas arrestimit të tij, policia vendore konfirmoi se gjeti të fshehur në një mur pistoletën që dyshohet se përdori Osma. Një tjetër detaj interesant ka qenë se pranë saj u zbulua edhe një "shuk" me lekë të lëna nga autori, ndoshta për t'i përdorur gjatë arratisjes. Paratë ishin kartmonedha të prerjeve të ndryshme, 50 mijë lekëshe (të vjetra), 20 mijë lekëshe dhe 10 mijë lekëshe, të futura në një qese të vogël.

“Në vijim të veprimeve për dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur në fshatin Gos, shërbimet e Policisë gjetën  të fshehur në një mur dhe sekuestruan në cilësinë e provës  materiale armën e zjarrit tip pistoletë, me të cilën dyshohet se autori ka plagosur shtetasit S.D, dhe N.D. Po në vijim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetsin Sh. O., 56 vjeç, pasi ky shtetas  dyshohet se plagosi me armë zjarri dy komshinjtë e tij gjatë një konflikti për motive të dobëta”, bëri me dije policia vendore.

Veprimet proceduriale për këtë ngjarje i kanë kaluar Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Krimi i sotëm dyshohet se ka ndodhur për shkak të lehjeve të vazhdueshme të qenit të çiftit të plagosur dhe këtë pretendim ka dhënë i arrestuari Osma pak çaste pas prangosjes, kur është pyetur për motivet.


Lajmi kryesor:

Fqinji qëllon me armë çiftin në Rrogozhinë, policia me kallashnikov 'kreh' zonën, dorëzohet autori! Gjendet dhe pistoleta e krimit (EMRAT+VIDEO)


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Botërori 2026, si e parashikoni përballjen Shqipëri-Serbi?