Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje në fshatin Gosë të Rrogozhinës, ku një konflikt mes fqinjësh ka përfunduar në përdorimin e armëve.
Shpëtim Osma ka qëlluar me armë zjarri dy bashkëshortët Sami dhe Nadire Disha, duke i plagosur njërin në këmbë e tjetrin në bark.
Fatmirësisht çifti i bashkëshortëve ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është ende në kërkim.
Pas ndjekjes së policisë, bëhet me dije se autori është vetëdorëzuar. Në dëshminë e dhënë bëhet me dije se Shpëtim Osma ka thënë se qëllimi i tij ishte të vriste qenin e tyre, sepse se bezdiste.
Pasditen e sotme Policia e Kavajës bëri me dije se ka gjetur pas kërkimeve në Gosë edhe armën e krimit tip pistoletë, që dyshohet se është përdorur nga autori, që u sekuestrua si provë materiale. Pranë armës u zbulua edhe një 'shuk' me lekë, që mendohet se autori do i përdorte dhe do e ndihmonin gjatë arratisjes.
"Në fshatin Gos, Rrogozhinë, rreth orës 10:15, dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobëta shtetasi Sh. O, ka plagosur me armë zjarri, pistoletë jashtë rrezikut për jetën shtetasit S. D., dhe N.D (autori komshi me çiftin që plagosi). Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë rrethuar zonën dhe vendin ku dyshohet se është fshehur autori.
Në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar forcat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe vijon puna për lokalizmin dhe kapjen e autorit", informoi sot policia, pak çaste pas krimit të ndodhur.
Më pas u konfirmua edhe lokalizimi dhe prangosja e të dyshuarit Osma dhe gjetja e pistoletës. Kurse grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentin ligjor të ngjarjes.
Pistoleta e përdorur për plagosjen e çiftit në Gosë
Pak orë pas krimit të dyfishtë të ndodhur në Gosë të Rrogozhinës ditën e sotme, Policia e Kavajës ka arritur që të gjejë edhe armën e krimit të përdorur nga autori i dyshuar, i cili gjithashtu u arrestua.
Sherri mes fqinjëve sot përfundoi me veprimin e Shpëtim Osma, i cili ka qëlluar me armë zjarri dy bashkëshortët Sami dhe Nadire Disha, duke i plagosur njërin në këmbë e tjetrin në bark.
Pak pas arrestimit të tij, policia vendore konfirmoi se gjeti të fshehur në një mur pistoletën që dyshohet se përdori Osma. Një tjetër detaj interesant ka qenë se pranë saj u zbulua edhe një "shuk" me lekë të lëna nga autori, ndoshta për t'i përdorur gjatë arratisjes. Paratë ishin kartmonedha të prerjeve të ndryshme, 50 mijë lekëshe (të vjetra), 20 mijë lekëshe dhe 10 mijë lekëshe, të futura në një qese të vogël.
“Në vijim të veprimeve për dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur në fshatin Gos, shërbimet e Policisë gjetën të fshehur në një mur dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit tip pistoletë, me të cilën dyshohet se autori ka plagosur shtetasit S.D, dhe N.D. Po në vijim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetsin Sh. O., 56 vjeç, pasi ky shtetas dyshohet se plagosi me armë zjarri dy komshinjtë e tij gjatë një konflikti për motive të dobëta”, bëri me dije policia vendore.
Veprimet proceduriale për këtë ngjarje i kanë kaluar Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Krimi i sotëm dyshohet se ka ndodhur për shkak të lehjeve të vazhdueshme të qenit të çiftit të plagosur dhe këtë pretendim ka dhënë i arrestuari Osma pak çaste pas prangosjes, kur është pyetur për motivet.
Foto: Shpëtim Osma
Është zbardhur dëshmia e autorit i cili plagosi çiftin e bashkëshortëve Gosë, Rrogozhinë.
Shpëtim Osma ka deklaruar në polici se ka pasur konflikte të vazhdueshme me familjen Disha pasi qeni i tyre i linte pa gjumë dhe vetëm lehte.
Sipas tij kishte kërkuar disa herë të merrnin masa për këtë shqetësim që i shkaktonte qeni.
Pasi familja Disha nuk e ka hequr qenin siç kishte kërkuar autori kanë debatuar.
Osma ka marrë armën për të qëlluar drejt qenit, por plumbat kapën dy bashkëshortët.
Komente
