Miratohet vendimi/ Brenda zonës së lejuar në Tiranë do të ndërtohet vetëm një kazino

9 Shtator 2020, 15:35| Përditesimi: 9 Shtator 2020, 22:28

  • Share

Qeveria ka miratuar zonën ku mund të lejohet hapja e kazinove në Tiranë. Sipas vendimit, në zonën e lejuar në Tiranë nga rruga "Urani Pano”, tek rruga “Dedë Gjon Luli”, rruga “Ibrahim Rrugova”, Bulevardi “Zhan D’Ark”, dhe rruga “Xhorxh W. Bush”, do të lejohet vetëm një kazino.

Por për të fituar licencën për të hapur këtë aktivitet duhet të plotësosh një sërë kushtesh dhe kriteresh të rëndësishme. Njoftimi për hapjen e garës për dhënie licencë për kategorinë e lojës së fatit “Kazino” shpallet nga Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit.

Disa nga kushtet qe çdo person juridik apo bashkim personash juridikë, duhet të plotësojë që të fitojë të drejtën për tu pajisur me licencë në kategorinë “Kazino”, janë, të jetë shoqëri në republikën e Shqipërisë, duhet të ketë kapital jo më pak se 1.2 miliardë lekë, të deklarojë burimin e kapitalit që do të investojë në kazino dhe të ketë përvojë në këtë fushë.

Por edhe e shkruara e subjekteve që do të aplikojnë për të hapur një kazino ka një rol kyç në marrjen e licencës.

Së bashku me plotësimin e kritereve ata duhet të dorëzojnë pranë AMLF-së edhe deklaratën që provon se ata së bashku me aksionarët nuk janë në procese gjyqësore, nuk janë dënuar më parë në fushën e krimit ekonomik, evazionit fiskal apo doganor dhe një sërë veprash të tjera.

Gjithashtu ata nuk duhet të kenë detyrime tatimore të papaguara, apo të jenë debitor ndaj institucioneve shtetërore. Aplikuesi duhet të paraqesë një kopje të noterizuar të certifikatës së regjistrimit me numrin unik të identifikimit të aplikuesit dhe statutin e shoqërisë si dhe vërtetim nga QKB që  vërtetohet se shoqëria është në status aktiv. Lojërat e fatit në Shqipëri u mbyllën me vendim qeverie në 31 dhjetor të viti 2018.

(Kliko ketu vendimin e plote)

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • vera: 17/09/2020 00:00

    AS KAZINO AS BASTE SPORTIVE NUK DUHET TE KETE NE SHQIPERI,,,,NE KETE VEND KAQ TE VARFER EDHE ATO PAK PARA QE KANE SHQIPTARET DUAN T'JA MARRIN DISA PARAZITE NEN PETKUN E LOJES GJASME,,KAZINOTE DHE BASTET SPORTIVE NUK JANE LOJE ,,POR GRABITJE E LEGALIZUAR NGA SHTETI NE KETE RAST,,,EDI RAMA PO QE SE DO HAPESH KAZINO DHE BASTE SPORTIVE DO KESH HUMBJE NE VOTA ,,SEPSE GRATE NUK DO TE TE VOTOJNE ,,,SEPSE BURRAT E TYRE DO I LENE PARATE NE BIXHOZ....

    Përgjigju
  • Ligjin e ben Maliqi: 10/09/2020 11:10

    E keto u duhen popullit per te provuar fatin para zgjedhjeve te gjithe politika nje mu.t jane vetem per te grabitur

    Përgjigju
  • Papagalli: 09/09/2020 23:46

    Cfare roli do te kete BKH kur qeveria i shkel ligjet me te dyja kembet kur do te lejoje hapjen e kazinove lojrave te fatit basteve qe jane vatra te pastrimit te parave dhe cerdhe te krimit?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?