Komisioni Evropian ka miratuar një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë. Zëdhënësja e Komisionit, Paula Pinho, e konfirmoi lajmin. "Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, do të përshkruajnë detajet në një njoftim për shtyp më vonë", njoftoi ajo.
Reuters raporton duke cituar një zyrtar të BE-së, se Komisioni Evropian ka diskutuar një propozim për të “goditur” gazin natyror të lëngshëm rus në paketën e re të sanksioneve kundër Moskës, Nxitja e re vjen pas një telefonate midis shefes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Presidentit të SHBA-së Donald Trump të martën.
SHBA-të kanë rritur presionin mbi Evropën për të luajtur një rol më të fuqishëm për t'i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë, me një marrëveshje paqeje që duket e pamundur pavarësisht bisedimeve të përsëritura. Një ditë më parë Donald Trump bëri thirrje që shtetet evropiane duhet të ndalojnë së bleri naftën ruse nëse duan që edhe SHBA të shpallë sanksione ndaj Moskës.
Lajmi kryesor:
Rusia vijon sulmet në Ukrainë, KE miraton paketën e 19-të të sanksioneve kundër Moskës! SHBA do t'i shesë Polonisë raketa me vlerë 780 mln dollarë
A.I/ReportTv.al