TIRANË- Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka vendosur në mbledhjen e ditës së sotme ngritjen e një grupi pune që do të merret me pasqyrimin rekomandimeve të opinionit të Venecias, për Gjykatën Kushtetuese.
Ky grup pune do të jetë i përbërë nga dy anëtarë, të cilat do të jenë Saida Dollani dhe zëvendësuese Marsida Xhaferllari, me këtë të fundit që nuk është një emër i panjohur për opinionin publik. Xhaferllari është e dekretuara nga presidenti Ilir Meta si anëtare për Kushtetuesen, pikënisja e krizës institucionale presidencë- kuvend, për të cilën Komisioni i Venecias i dha të drejtë kreut të shtetit për sa i përket emërimeve në këtë institucion.
"Sa i takon pikës së parë të rendit të ditës, KED vendosi të ngrihet një grup pune i përbërë nga anëtarja e KED Znj. Saida Dollani dhe anëtarja zëvendësuese Znj. Marsida Xhaferllari, të cilat do të punojnë intensivisht mbi pasqyrimin e rekomandimeve të bëra nga Komisioni i Venecias në Opinionin nr.978/2020, datë 19 qershor 2020 “Për Emërimin e Gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese” përsa i takon veprimtarisë së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Këto rekomandime do të pasqyrohen në aktet rregullatore të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, për të bërë të mundur vijimin e procesit në tërësi mbi përzgjedhjen e kandidaturave për vendet vakante", thuhet në njoftimin zyrtare.
Ndërkohë, referuar njoftimit, mësohet se janë gati dy emrat e rinj nga lista e presidentit për Gjykatën Kushtetuese, të cilat nuk janë ende publike, e ndërsa sa i përket vakancës së tretë nuk është përfunduar procesi i verifikimit.
"Në lidhje me vijimësinë e përgatitjes së çështjeve të shortuara u bë me dije nga anëtarët relatorë se dy nga vakancat e përkohshme që i takojnë institucionit të Presidentit të Republikës dhe Kuvendit të Shqipërisë, janë përgatitur plotësisht dhe në një kohë sa më të afërt do t’u përcillen kandidaturave përkatëse. Lidhur me vakancën e tretë që i takon Presidentit të Republikës, nuk është përfunduar ende i gjithë procesi standard i verifikimit", thotë njoftimi.
Kjo mbledhje është mbajtur nga Vitore Tusha, pas largimit të Ardian Dvoranit, i paditur nga presidenti Ilir Meta për shpërdorim detyre. Tusha, në nisje të mbledhjes ka zhvilluar një takim me ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së, Yuri Kim dhe Luigi Soreca.
O moj Shqypni ...e mjera Shqypni ...
PërgjigjuE cuditshme tani opozita nuk ankohet qe drejtesine e ka kap Ramsi, se eshte me mire ta kape Ilir Florini dhe silihi, u mbars mali dhe polli nje mi, Reforma deshtoi qe ne fillim. Like florini dhe salihi jane me pervoje dhe dobica per ta kapur se jane kriminela me pervoje. Pirdhuni me gjithe reforme se e bete shqiperine sic e deshet mut ne cdo ane
Përgjigjukjo eshte reforme turpi...te preferuarit e metes hajdut ne kushtetuese, te preferuarit e rames dhe felajt qe i bene burrin prokuror kalojne vetingun, te preferuarit e bashes akoma gjykojne edhe pse kapen duke udhetuar me kriminele...medet o popull. vijne dhe keta kllounat ambasadore takojne ket matufen qe rri ne kushtetuese edhe pse i ka mbaruar mandati !!! TE NA RRUAÇ O REFORM !!!
PërgjigjuVetem per kete loji te flliqur te edi rames duke e lene drejtesin ne dore te plehrave ne te semes i qofte do ta shohi se sa vota do marri .populli duhet te cohet ndaji ketyre plehrave
PërgjigjuO Edi Rama legen ja dorezove ilir metes iku reforma ne Drejtesi per lesh
PërgjigjuPo pse Rama e do reformen??? Po s kan ku shkojn keto plehra... Tallin b..n me leket tona Po me leket e amerikes se tallin kollaj
MOS BAFTE HAJER KURR O ZOT