VIP & Spektakël

'Keeping up with the Kardashians', del traileri për sezonin e ri (VIDEO)

7 Shtator 2019, 15:41| Përditesimi: 7 Shtator 2019, 15:57

  • Share

Një ndër serialet më të ndjekura në botë, ‘Keeping Up With The Kardashians’ pritet të nisë në datë 8 shtator. Së fundmi është publikuar traileri, i cili zbulon dhe se çfarë do të jepet këtë sezon në serial.

Sipas promos së publikuar pritet që kësaj here të ketë debate shumë të ‘nxehta’ midis Kim dhe Kourtney Kadashian, pasi kjo e fundit dëshiron të largohet nga bizneset familjare.

Pjesë e këtyre xhirimeve do të jetë dhe momenti kur Tristan shfaqet në festën e vogëlushes së tij 1-vjeç, True pa njoftuar askënd.

Postimi i Kim

 

Ndërsa një pjesë tjetër do të zbulojë frikën e Kim se mund të jetë prekur nga sëmundja ‘Lupus’.

Menjëherë pas këtyre lajmeve të gjithë fansat e klanit ‘Kardashian-Jenner’ janë duke pritur me padurim këtë sezon të ri të tyre.

Familja Kardashian

1/2
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?