Kualifikimi në Euro 2024, Keidi Bare thotë se është një ëndërr e bërë realitet.
“Një arritje e madhe ëndërr e bërë realitet. Nuk duhet të ndalemi këtu, janë edhe gjëra të tjera në fillim kur kam folur me trajnerin në Barcelona na dha shumë besim si grup. Çdo gjë ka ndryshuar për mirë, nga federata kemi një fushë më të mirë, palestër ndihemi dhe jemi shumë komod. Duhet ti falënderojmë për këto kushte. Dëmtimet i kam kaluar por më kanë lënë pak mbrapa do të punoj fort që të arrij ku isha dhe të ndihmoj ekipin. Unë e kam ëndërruar shumë, që kur isha i vogël. Jo vetëm unë, por gjithë ekipi e ka ëndërruar këtë. Është diçka unike për ne, popullin, shtetin. Ja kemi dalë me shumë, punë, me mbështetjen e tifozëve. Për ne janë si një lojtar i 12.”
Lajmi kryesor:
Përballja me Ishujt Faroe, Sylvinho: Do ketë ndryshime, duam vendin e parë! Ndihem shqiptar në shpirt, s’më duhen letrat
SI.E.//ReportTv.al