Pas kualifikimit historik për në EURO 2024, kombëtarja shqiptare ndeshet me Ishujt Faroe sot (20 nëntor) në 'Air Albania' në orën 20:45, ndeshja e fundit që shikohet si një finale për objektivin e dytë të trajnerit Sylvinho që është mbyllja e kësaj faze në vendin e parë në grup, çka do ta ndihmonte skuadrën në shortin e dhjetorit.
"Vijmë në këtë sfidë në kushte shumë të mira. Dua të falënderoj shqiptarët dhe tifozët që na kanë mbështetur dhe kemi arritur këtu. Arritëm kualifikimin, festuam me tifozët dhe u kthyem këtu se kemi menduar vetëm për ndeshjen me ishujt farore, është ekip i vështirë. Objektivi ynë i dytë është të arrimë vendin e parë në grup se do ishte shumë bukur që të kishim mundësi që në short të kishim një mundësi tjetër. Duhet të bëjmë një paraqitje sa më të mirë dhe ta mbyllim me fitore", tha Sylvinho.
Shqipëria është e kualifikuar në finalet e Europianit “Gjermani 2024”, ndërsa një pikë nga ndeshja e sotme na jep vendin e parë në grupin E. Tekniku brazilian tha se do të ketë ndryshime në fushë. Po ashtu, pas kësaj përballje në stadium pritet të ketë festë.
"Është e vështirë. Djemtë vijnë sot praktikisht me një stërvitje fizike, nuk ka kohë stërvitje, është gjithmonë shumë e vështirë ndeshja e dytë, për të gjithë. Por sa i përket ndryshimeve, padyshim do të bëhet diçka për të hedhur në fushë një ekip më të freskët, e kemi bërë edhe 2-3 herët e fundit një gjë të ngjashme", tha trajneri.
Duke folur për rrugën e bërë deri këtu, tekniku brazilian tha se fitorja ndaj Moldavisë ku matematikisht u konfirmua kualifikimi, nuk ishte e lehtë jo vetëm në aspektin fizik pasi skuadra ishte e ngarkuar edhe psikologjikisht.
"Ishte një ndeshje fizike dhe shumë e lodhshme psikologjiksht ajo ndaj Moldavisë. Ishte e vështirë ta bënim gjumin rehat para asaj ndeshjes, por lojtarët e menaxhuan shumë mirë, avash avash. 10 minutat e fundit ishin shumë të vështira, ta ulim ritmin nuk duhet ta bëjmë kurrë. Nuk e njoh fjalën relaks, duhet të kënaqim tifozët. I kemi fituar ndeshjet në shtëpi. Do të shoh gjendjen e lojtarëve në stërvitjen e fundit dhe kështu do ta kem më të qartë panoramën", tha trajneri.
Sa i përket shortit të dhjetorit dhe kundërshtarëve të mundshëm, trajneri i kombëtares ka besim tek skuadra dhe thotë se ajo çka i intereson është përqendrimin tek sfida e momentit.
"Nuk dihet se ca mund të ndodhë në 6 muaj, kemi gjëra për të vlerësuar. Kemi bërë rrugëtim të rëndësishëm me këtë grup, por puna që ka një trajner është e vështirë sa i përket zgjedhjeve. Duhet gjithmonë të ndryshojë, është i detyruar të ndryshojë, kemi bërë një rrugëtim me këta lojtarë që e meritojnë, 70% janë ata pjesë e grupit dhe që e meritojnë të jenë me ne në europian", u shpreh Sylvinho.
Trajneri që arriti suksesin e De Biasit duke çuar sërish Shqipërinë në Euro 2024, iu përgjigj edhe pyetjes nëse do shtetësinë shqiptare.
"Unë jam shqiptar, në zemër jam shqiptar. Ai ka bërë një rrugëtim të bukur, kjo e dyta është një ëndërr. Për mua është një nder të jem trajner i kombëtares, diçka shumë e bukur dhe jam i kënaqur”, u shpreh Sylvinho.
Për mesfushorin Keidi Bare, kualifikimi ishte një ëndërr dhe se tani objektivi është vendi i parë i grupit. Ai tha se ky është vetëm fillimi dhe se duhet të mendojnë më lart se thjesht fazën e kualifikimit.
"Nuk ka mbaruar asgjë, kjo është vetëm fillimi për ne. Duhet të ndalojmë këtu ku jemi, e kemi kaluar fazën e kulaifikimit, duhet të mendojmë për më lart. Na pret një ndeshje e rëndësishme të hënën, duam të qëndrojmë në krye të grupit dhe në një të ardhme ti bëjmë gjërat kaq mirë sa i bëmë tani", tha Bare.
Trajneri tha se deri në nisje të kampionatit europian do të jetë duke vëzhguar rreth 50 futbollistë që mund të ftohen në kombëtare, por shtoi se ekipi përfaqësues do të jetë me rreth 70 për qind të lojtarëve aktualë të cilët e kanë merituar suksesin e arritur.
Trajneri Sylvinho, i pyetur nëse do të marrë nënshtetësinë shqipatrem njëjtë si De Biazi kur kualifikoi Shqipërinë për herë të parë në europian, ka thënë se ndihet shqiptar në shpirt.
De Biazi e mori nënshtetësinë shqiptare, po ju do ta merrni?
Sylvinho: Unë jam shqiptar, në zemër jam shqiptar. Ai ka bërë një rrugëtim të bukur, kjo e dyta është një ëndërr. Për mua është një nder të jem trajner i kombëtares, diçka shumë e bukur dhe jam i kënaqur”, u shpreh Sylvinho.
I pyetur nëse e tremb shorti i dhjetorit, ku do të vendoset kundërshtarët për finalet në Euro 2024, Sylvinho tha se kombëtarja shqiptare është në katër mbrojtjet më të mira të turneut. Ai e theksoi se e rëndësishme është që të dalin të parët në grup.
Nuk shqetëson për të evituar kundërshtar në short. Duhet të fitojmë jo për të shkuar në vazon e dytë. U kualifikuam një ndeshje para se të mbylleshin ndeshjet në grup dhe padyshim kjo është një gjë fantastike. Kemi shatë ndeshje pa humbje dhe një mbrojtje solide, jemi në katër mbrojtjet më të mira të turneut. Ndaj nuk mendoj shumë për skuadrat që do të na japë shorti. Të dalim të parët në grup është e mrekullueshme.
Shqipëria përballet nesër në Air Albania me Ishujt Faroe, ndërsa Sylvinho paralajmëroi ndryshime në fushë. Në konferencën një ditë para ndeshjes, Sylvinho tha se ndeshja me Moldavinë ishte e vështirë dhe se nesër kanë objektivin e dytë, që të ruajnë kryesimin e grupit E.
Ishte një ndeshje fizike atje, por mendërisht shumë e vështirë. Ishte hera e parë që zbritnim në fushë për kualifikim, ishte e vështirë të flije një natë më para, ishte shumë e vështirë. Ankthin e menaxhuam mirë edhe ne, avash-avash, pastaj në 10 minutat e fundit ishte shumë e vështirë. Të relaksohesh asnjëherë, nuk është në fjalorin tim, ne duhet të shkojmë te objektivi i dytë. Janë 22 mijë persona që do të vijnë nesër për të na dhënë mbështetje. Ishte shumë e bukur, kemi fituar të tre ndeshjet në shtëpi. E vetmja humbje e Moldavisë ishte me ne. Pastaj nuk duhet të relaksohemi, kemi stërvitje, të kuptojmë lojtarët dhe hedhim në fushë njerëz të freskët për ndeshjen e nesërme.
Tifozët vijnë për festë dhe ne shkojmë të punojmë me seriozitet. Ndryshime? Është e vështirë. Djemtë vijnë sot praktikisht me një stërvitje fizike, nuk ka kohë stërvitje, është gjithmonë shumë e vështirë ndeshja e dytë, për të gjithë. Por sa i përket ndryshimeve, padyshim do të bëhet diçka për të hedhur në fushë një ekip më të freskët, e kemi bërë edhe 2-3 herët e fundit një gjë të ngjashme.
Kualifikimi në Euro 2024, Keidi Bare thotë se është një ëndërr e bërë realitet.
“Një arritje e madhe ëndërr e bërë realitet. Nuk duhet të ndalemi këtu, janë edhe gjëra të tjera në fillim kur kam folur me trajnerin në Barcelona na dha shumë besim si grup. Çdo gjë ka ndryshuar për mirë, nga federata kemi një fushë më të mirë, palestër ndihemi dhe jemi shumë komod. Duhet ti falënderojmë për këto kushte. Dëmtimet i kam kaluar por më kanë lënë pak mbrapa do të punoj fort që të arrij ku isha dhe të ndihmoj ekipin. Unë e kam ëndërruar shumë, që kur isha i vogël. Jo vetëm unë, por gjithë ekipi e ka ëndërruar këtë. Është diçka unike për ne, popullin, shtetin. Ja kemi dalë me shumë, punë, me mbështetjen e tifozëve. Për ne janë si një lojtar i 12.”
Mesfushori Kedi Bare është pyetur për një ndryshim në skuadrën kombëtare në periudhën që drejtohej nga Reya dhe tashmë nga Sylvinho. Keidi Bare thotë se trajneri brazilian i ka ndihmuar që të bëhen një grup shumë i mirë dhe të jenë një në fushë.
Nuk mund të them që është një ndryshim. Tani kemi një grup shumë të mirë. Trajneri, stafi teknik na ka ndihmuar të bëjmë një grup shumë të mirë e që të jemi një, sepse një lojtar i vetëm nuk fiton dot asnjë, na ka futur frymën që të jemi një grup dhe ja kemi dalë se rezultate janë në favorin tonë.
ishte. keq polonia dhe cekia,,,po ne vend te para-fundit do dilnim...
Përgjigju