Në një prononcim për mediat nga Fieri, kandidatja për deputete e LSI në këtë qark, Kejdi Mehmetaj ka sqaruar se çfarë ka ndodhur sipas saj.
Mehmetaj thotë se banderolat e LSI-së ishin vendosur ambientet e godinës private dhe ishin marrë më qira. Ajo bën me dije se më datën 15 prill Bashkia e Fierit i ka dërguar një shkresë LSI për të hequr banderolën, por sipas saj pa shpjegim.
Mehmetaj është shprehur se baneri u dëmtua por se simpatizantët e LSI, tanimë po nisin të vendosin banderolën në vendin ku ishte.
Lajmi kryesor:
Përplasje fizike mes kandidatëve të LSI me policët në bashkinë Fier, Kejdi Mehmetaj: Turp të keni, po dhunoni! Po hiqen banerat tanë se do vijë Rama! Meta: Mos bini pre e provokimeve
K.T.//ReportTv.al