Kek i shëndetshëm me hurma arabie dhe arra nga zonja Albana

29 Mars 2023, 12:02| Përditesimi: 29 Mars 2023, 12:05

  • Share

Kek me hurma arabie

Përbërësit:

  • 200 gr hurma arabie
  • 200 gr miell
  • 100 gr arra
  • 100 gr gjalpë
  • 100 gr sheqer
  • 2 vezë
  • 1 lç pluhur pjekës
  • 1 lç vanilje

Përgatitja:

Fillimisht vendosim hurmat në ujë të nxehtë. Largojmë bërthamat dhe i presim në copëza. Gjalpin dhe sheqerin e përziejmë më rrahës elektrik derisa sheqeri të tretet, më pas shtojmë vaniljen dhe pluhurin pjekës. Sitim miellin dhe e shtojmë gradualisht duke e përzier me lugë druri. Në fund shtojmë arrat dhe hurmat e prera hollë. E shtrojmë brumin e kekut në tavë me letër pjekje, e nivelojmë mirë dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 45 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?