Belind Këlliçi dhe Indrit Hoxha

Këlliçi pa diplomë, Kokalari nxjerr dokumentet: Pranoi se mban përgjegjësi për deklarimet e pavërteta! Si u përgjigj në formularin e universitetit amerikan?

27 Prill 2023, 13:54| Përditesimi: 27 Prill 2023, 15:00

  • Share

Ish amerikania e Sali Berishës, Evi Kokalari ka publikuar disa dokumente rreth arsimimit të Belind Këlliçit dhe formularit e vetëdeklarimit dhe thotë se mban pasoja ligjore rreth deklarimeve të pavërteta.

Ajo i referohet faktit se kandidati i koalicionit Berisha-Meta për bashkinë Tiranë, diplomën e Bachelorit që ka marrë në Universtitetin Coppin për Shkencë menaxhimi dhe Ekonomi, Ministria e Arsimit në vitin 2010 ia ka njehsuar në Master Shekncor në Shkenca Menaxhimi.

Në një postim në Facebook, Kokalari publikoi edhe formularin e Universitetit Coppin në SHBA ku kërkohet të shkruhet emri i shkollës ku është diplomuar. Duke qenë se Këlliçi nuk ka dipomën e shkollës së mesme, Kokalari ngre pyetjen se si i është përgjigjur kësaj pike.

“Në formularin e vetdeklarimit të deputetëve, formular që përdoret për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike dhe që Belind Këlliçi ka firmosur se është i vetëdijshëm për pasojat ligjore në rast të deklarimeve të pavërteta, të paplota apo të pasakta, dhe ka konfirmuar saktësine e të dhënave të pasqyruara në formular', Këlliçi qartazi ka dhëne deklarime të pavërteta, kur shkruan se: është njësuar Master Shkencor në Shkencat e Menaxhimit.

Ndërkohë që diploma që ka marrë në Amerikë është një bachelor degree dhe nuk mund të njihej si master shkencor, ky skandal më vete se si e ka mundesuar nga Ministria e Arsimit.

Më pak fjalë, Këlliçi si deputet i ri, pa futur këmbët mirë në parlament, ka thyer ligjin.

Ndërkohë, (foto bashkangjitur) formulari i Coppin University, është shumë i qartë në ato që kërkon:

"EMRIN E SHKOLLES NGA KU PO DIPLOMOHESH"

Pyetja është, si i është përgjigjur Belind Këlliçi kësaj pike?”, shkroi Kokalari.

Në një investigim të publikuar në Shqiptarja.com, faktohej se Belind Këlliçi ka arritur ta regjistrohet ne universitetin “Coppin University” në Maryland, SHBA pa mbaruar shkollën e mesme, dhe më pas ka mashtruar shtetin shqiptar duke bërë njësimin të diplomës edhe nëse në kërkesën e paraqitur ne 2010 te Ministria e Arsimit, ka deklaruar që kishte një diplome te shkollës së mesme. ''Ministria nuk kërkon kurre kopje të dëftesës së pjekurisë,  por thjesht nje vetëdeklarim'' nenvizon Brikena Baxhaku, si nje mungesë proceduriale qe ne fakt ministria duhet ta rregullojë.

Këlliçi ka deklaruar shpesh se vëllai i tij ka qenë dhe është mbështetësi i tij më i madh në jetë, e çuditërisht në vitin 2005, kur Këlliçi u regjistrua në universitet, ai punonte në zyrën e pranimeve të studentëve pikërisht të universitetit amerikan. Ka dyshime të forta se ka qenë pikërisht vëllai i tij, i cili nëpërmjet ndërhyrjes personale, e ka ndihmuar të regjistrohet lehtësisht në këtë universitet, pa e pasur diplomën e shkollës së mesme. Këlliçi ka rrëfyer se vëllai i tij është edhe financuesi kryesor i fushatës me sponsorizime prej mijëra eurosh në Facebook.

Duhet theksuar se vëllai i Këlliçit aktualisht është edhe Anëtar Bordi i Institutit “Harry Fultz” dhe një skandal i përmasave të tilla hedh dyshime serioze mbi pozicionin që ka.

Këtu janë investigimet e kryera nga Shqiptarja.com

INVESTIGIMI 1
INVESTIGIMI 2
INVESTIGIMI 3

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?