Këlliçi pa diplomë gjimnazi, Roland Bejko në Report Tv: Nëse ka shkelur ligjin, shteti të veprojë! Bën premtime të majta, instrument i 'Non grata-s'

25 Prill 2023, 09:20| Përditesimi: 25 Prill 2023, 11:56

  • Share

TIRANË- Kandidati i PD-së, Roland Bejko i ftuar në Report Tv u ndal në programin e tij për Tiranën, ndërsa nuk munguan as akuzat për kundërshtarët politikë. Bejko tha se kandidimi i tij për Bashkinë e Tiranës erdhi në rrethana të vështira, por ia tha se ky është një mesazh i qartë se janë ndarë njëherë e mirë nga non grata.

Në emisionin 'Shtypi i Ditës dhe Ju', me gazetarin Andi Kapxhiu, Bejko komentoi edhe çështjen e diplomimit të Belind Këlliçit, i cili një ditë më parë pranoi edhe se nuk ka diplomë të shkollës së mesme. Bejko tha se nëse ka shkelur ligjin, shteti duhet të veprojë. Ndërsa në aspektin moral, kandidati i PD tha se ky është një turp, pasi gënjen qytetarët. Këlliçin e quan një instrument të non gratës, ndërsa për premtimet e tij thotë se ato janë të majta dhe të parealizueshme.

“Nëse ka penalitet për çështjen e diplomimit, në kuptimin ligjor, natyrisht shteti duhet të veprojë. Nuk e di nëse është apo jo i diplomuar, se ka njerëz që s’janë të diplomuar por janë shumë të zotë. Por fakti i fshehjes, mos thënies së të vërtetës. Në aspektin moral ka përgjegjësi, mua do më vinte turp ta gënjeja, ta fshehja atë. Në aspektin politik, Belindi ka bërë zgjedhjen e gabuar, është bërë instrument në duart e non gratës që është refuzuar nga SHBA. Nuk i mjafton non grata, ka mbrapa edhe Ilir Metën, përfaqësues i majtë, ka një kosto shumë të lartë në opinion publik negativ Mesazhet që jep Belindi janë popullsitë të majta. Mesazhe të parealizueshme. Qoftë kjo edhe për tunelin nëntokësor, është i parealizueshëm. E dini pse? Është fallso nuk shërben për asgjë, aksi nga 15-katëshi deri në fundin e Bulevardin Zogu i Zi është aksi që s’ka fare trafik.

Një mesazh e pati edhe për deputetët e grupit parlamentar, Gazment Bardhin e të tjerë, të cilëve u tha që të gjejnë rrugën, nëse janë pro ose kundër Berishës, pasi kjo situatë po ndikon edhe tek elektorati.

“Nuk janë ditët më të mira të PD, por ka ende kohë që kushdo që kush nuk e ka gjetur rrugën, pro ose kundër Berishës është mirë ta bëjë. Këto pozicione krijojnë tymnaja. Ne jemi ndarë nga zoti Berisha. Unë zgjedhjen time e kamë të qartë, jam përballë Metës, Erion Veliajt, Berishës”, tha Bejko.

Bejko u bëri thirrje demokratëve që të mos votojnë Ilir Metën, pasi ai përfaqëson të majtën. Ai shtoi se Berisha e ka bërë gati testamentin politik, dhe do që t’ia lërë Metës partinë.

“Meta është ai që ka përfituar nga qeverisja  e PD, na futi edhe imazhin e keq të korrupsionit. Shkoi bëri aleancë me Ramën, pastaj erdhi prapë te demokratët. Mos votoni partinë e Metës. Mos dëgjoni Berishën. Është duke nënshkruar testamentin politik, gjithçka do t’ia lëri metës. Nuk mund të votojë një i djathtë një të majtë”, vijoi Bejko.

Nuk kurseu as akuzat për tre ‘dinozaurët e politikës’, siç ai i cilëson. Sipas tij, Rama, Meta e Berisha janë bashkë, që ditën bëjnë sikur zihen dhe natën ndajnë territoret me njëri-tjetrin.

Ora 09:45
Bejko thirrje demokratëve: Mos votoni Ilir Metën, është i majtë! Ja programi im për Bashkinë e Tiranës

 

I ftuar në Report Tv, kandidati i PD për Tiranën, Roland Bejko u bëri thirrje demokratëve që të mos votojnë Ilir Metën, pasi ai përfaqëson të majtën. Ai shtoi se Berisha e ka bërë gati testamentin politik, dhe do që t’ia lërë Metës partinë.

“Meta është ai që ka përfituar nga qeverisja  e PD, na futi edhe imazhin e keq të korrupsionit. Shkoi bëri aleancë me Ramën, pastaj erdhi prapë te demokratët. Mos votoni partinë e Metës. Mos dëgjoni Berishën. Është duke nënshkruar testamentin politik, gjithçka do t’ia lëri metës. Nuk mund të votojë një i djathtë një të majtë”, vijoi Bejko.

Ndërkohë, Bejko u ndal edhe në programin e tij me 15 pika për Tiranën. Bejko tha se do të ketë përgjysmim të taksave, kanë planifikuar ndërtimin e 5 qendrave polifunksionale në hyrje të Tiranës, të cilat do të shërbejnë për parking, por edhe për tregjet ushqimore. Këto tregje tha Bejko se do të jenë për fermerët e zonave rurale, që do të kenë mundësi të tregtojnë prodhimet e tyre. Bejko tha se kanë parashikuar ndërtimin e Do bëjmë 250 km rrugë rurale që i mungon malësisë së Tiranës, si edhe subvencionim për për nxitjen e prodhimit vendas

“Taksat do të ulen me 50%. Është shumë interesante propozimi që ne kemi bërë, për krijimin e 5 qendrave polifunksionale, hyrjet e Tiranës do të ndërtohen parkimi mbi dhe nën tokësore, hyjnë rreth 30 mijë mjete, të cilat në mungesën e parkimeve, ato ngarkojnë trafikun brenda Tiranës, rrisin ndotjen. Këto do të jenë 5 pika ku do të ndërtohen tregjet me parimin kilometri 0. Tregjet agroushqimore të fermerëve të Tiranës, të pjesës rurale që do nxjerrin prodhimin e  tyre. Ikën monopoli i tregut agroushqimor që ka tarifa të larta. Kilometri zero do nxisë prodhimin vendas. Ata kanë një problem, mungesën e rrugëve. Do ju japim edhe subvencionime për nxitjen e prodhimit vendas. Turizmi agroushqimor apo i natyrës do të jetë me zero taksa.

Arsimi dhe shërbimi ambulator, kopshte, çerdhe do jenë 15 minuta larg banesës së qytetarit. Do kemi politikë të qartë të ndërtimit ët shkollave. Ka shumë propagandë nga Veliaj në këtë aspekt, por kemi mungesë të shkollave të reja. Ka shkolla ku nxënësit e bëjnë mësimin me tre turne, kopshte dhe shkollat janë të mbipopulluara”, tha Bejko.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?