Foto: Donald Trump dhe Keith Kellogg
I dërguari special i Donald Trump për Ukrainën dënoi ashpër sulmet ruse ndaj Kievit, të cilat vranë 19 persona.
Keith Kellogg theksoi se ato minojnë propozimet e presidentit amerikan për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.
"Këto sulme kërcënojnë paqen që presidenti po ndjek", tha Keith Kellogg në X, duke vënë në dukje se ato shënjestruan "civilë të pafajshëm" dhe misionet e BE-së dhe Britanisë në kryeqytetin ukrainas.
Lajmi kryesor:
Rusia shënjestron gjatë natës Kievin, 19 të vrarë, mes tyre 4 fëmijë! Dëmtohet zyra e BE-së, Zelensky: Koha për sanksione të reja (VIDEO)
Xh.K/ReportTv.al
