Mjeku Tritan Kalo

Kronikë

"Kemi ende udhë për të bërë deri sa të thërrasin fitore", Tritan Kalo thirrje qytetarëve: Mos refuzoni vaksinat dhe respektoni masat anti-COVID

11 Prill 2021, 09:41| Përditesimi: 11 Prill 2021, 09:51

  • Share

Mjeku i njohur, Tritan Kalo e ka nisur ditën e sotme me një thirrje ndaj qytetarëve, duke i kërkuar të vaksinohen dhe të respektojnë masat anti-COVID.

"Miq, të afërm, kolegë e bashkëkombës mos e nënvlerësoni efektshmërinë e trinomit të masave: MHD (maskë, higjienë personale e kolektive, distancim fizik kur dhe ku është e mundshme), si dhe mundësinë e të vaksinuarit me rastin më të parë që ju ofrohet. T’i mundësojmë vetes një jetë me sa më pak rrezikshmëri nga virusi jetëlëndues e jetëmarës i Sars-Cov2/Covid-19", thotë Kalo.

Në Facebook, ai shkruan se numri i të shtruarve në spital ka rënë kohët e fundit dhe fatmirësisht edhe humbjet e jetëve, por shton se nuk është ende momenti për të thirrur fitore.

"Numri i të shtruarve vërtet ka rënë kohët e fundit, fatmirësisht edhe humbjet e jetëve të të prekurve nga kjo “flamë mbarëbotërore”, por kemi ende udhë për të bërë deri sa njëzëri të thërrasim fitore", shkruan mjeku.

Sipas Kalos, mosha e të infektuarve varion nga 31-72 vjeç, me ose pa sëmundje bashkëshoqëruese dhe se kemi ende udhë për të bërë deri në fitoren në luftën ndaj pandemisë.

Kujtojmë se ditën e djeshme, numri total i personave të vaksinuar në vend shkoi në 256810. Sipas bilancit ditor të bërë nga Ministria e Shëndetësisë, një ditë më parë u kryen 6134 vaksinime.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?