Politikë

'Këneta nxorri nga barku 6 mln dollarë', Rama-komentuesit: Nuk kam para të padeklaruara, ne s'na djeg fare

29 Prill, 09:40| Përditesimi: 29 Prill, 10:08

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama, duke iu përgjigjur një komentuesi, tha se nuk ka para të padeklaruara. 

Ai ironizoi më tej PD pas publikimit të kontratës 6 milionë dollarëshe me kompaninë lobuese në SHBA. 

"Nuk kam paguar asnjë kokërr leku, se po të kisha paguar do të dihej, do të deklaroheshin. Nuk kam lekë të padeklaruara pavarësisht së çfarë të thotë këneta. Unë çfarë kam, i kam deklaruara, e para dhe e dyta këto gjëra nuk funksionojnë kështu, kurse këneta nxori nga barku 6 milionë dollarë dhe nuk është problemi se na djeg, problemi është se duhet të djegë ty, se ne s’na djeg fare.", u shpreh Rama. 
 


Lajmi kryesor:

Rama: Pse duhej lobim 6 mln dollarë kur 'non grata' ishte padrejtësi? S'kam arsye të shkoj në Beograd për djalin e Trump, apo kështu funksionon të këneta me 'çunin e babit'


Xh.D/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Kontrata e lobimit të PD, besoni se SPAK do zbulojë burimin e financimit?