Me mbi 80 milionë disqe të shitura në të gjithë botën, i ftuari special i kësaj mbrëmje në Festivalin e Këngës në Rtsh, ishte këngëtari italian Umberto Tozzi, i cili u prezantua në performancën e tij nga Xhuliano Dule. Tozzi në një intervistë të shkurtër për komedianin e njohur edhe në Itali, rrëfeu se rikthehet në Shqipëri pas disa viteve mungesë.
"Do të më pëlqentë të bëja një koncert live këtu në Shqipëri", tha artisti italian.
Po ashtu artisti me famë botërore tha se njeh prej këngëtarëve shqiptarë të njohur që kanë korrur sukses në Itali.
"Njoh Ana Oxa-n e madhërishme, dhe të madhin Ermal Meta, për të cilin mendoja se ishte italian", u shpreh Tozzi.
"Jo jo, është i yni", ia ktheu Dule me humor.
Tozzi është i njohur në Shqipëri me këngët e tij hite si “Stella Stai”, “Gloria”, “Tu” dhe “Ti Amo”.
Lajmi kryesor: