Ushqime që përmbajnë vitaminë C

Shëndeti

Keni mungesë të vitaminës C? Ja ushqimet që duhet të konsumoni

17 Maj 2018, 16:37| Përditesimi: 17 Maj 2018, 16:40

  • Share

Vitamina C, ndryshe njihet si acidi askorbik, jo vetëm që ndihmon në mbrojtjen e qelizave dhe i mban të shëndetshme, por ndihmon edhe në mirëmbajtjen e lëkurës, enëve të gjakut, eshtrave, etj.

Ju duhet të merrni sasi të mjaftueshme të kësaj vitamine përmes ushqimeve që konsumoni gjatë ditës. Nëse keni mungesë të vitaminës C, ju do të ndiheni të dobët dhe të lodhur tërë kohën, të pikëlluar, do të keni madje edhe dhimbje të këmbëve.

Por, çfarë sasie e vitaminës C i nevojitet një të rrituri për t’i shmangur këto simptoma? Ekspertët shëndetësorë thonë se të rriturit (19-64 vjet) duhet të konsumojnë 40mg vitaminë C në ditë.

Vitamina C gjendet në shumë ushqime, duke filluar nga portokallet, specat e kuq dhe jeshil, dredhëzat, brokoli, patatet, etj.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kalon për gjykim për dosjen Partizani, a do të ketë drejtësi?