Presidenti Bajram Begaj dhe homologu i tij kenian, William Rutto
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përgëzoi sot Republikën e Kosovës për njohjen si shtet të pavarur e sovran nga Republika e Kenias.
Gjithashtu kreu i shtetit, me anë të një postimi në rrjetin social X, falenderoi homolugun e tij William Rutto, për marrjen e këtij vendimi “të drejtë e të duhur”.
“I gëzuar që Kenia njohu pavarësinë e Republikës së Kosovës sot. I përcjell falenderimet e mia më të përzemërta mikut tim William Rutto për këtë vendim të pritur me gëzim nga shqiptarët”, shkruan presidenti në llogarinë e tij të rrjetit social.
Kenia në Afrikë u bë shteti i 118-të në botë që njohu Pavarësinë e Kosovës. Lajmin e zyrtarizoi politikani Behgjet Pacolli, i cili falënderoi krerët e shtetit shqiptar për ndihmën. Ky vendim vjen 4 vite pasi Izraeli u bë shteti i fundit që e njohu Kosovën.
Postimi i presidentit Begaj në llogarinë e tij, në rrjetin social X
Lajmi kryesor:
4 vite pa asnjë njohje, Kenia shteti i 118-të që njeh pavarësinë e Kosovës! Osmani: Hap i madh diplomatik! Begaj: Vendim i shumëpritur
S.G/ReportTv.al
