Personat nën hetim në Devoll nga operacioni "Fijet" janë me precedentë penalë.
Sipas burimeve bëhet e ditur se personat që kishin vendosur kamera në kundërshtim me ligjin janë shtetasit Andrea Bleta nga fshati Baban i njohur në fushën e narkotikëve dhe Sokol Anxhi nga qyteti i Bilishtit aktualisht me masë sigurie "arrest me burg". Andrea Bleta ka qenë i arrestuar si pjesë e grupit të shpërndarjes së drogës në Korçë.
Këta shtetas janë nën hetim të thellë nga policia për arsyrn e vendosjes së kamerave në banesat e tyre ndërsa sipas informacioneve ky operacion do të vijojë për rezultate të tjera.
Lajmi kryesor: