Kërcënimet nga bandat kriminale, gazetarja e Report TV, Banushi: 5 prokurorë janë marrë në mbrojtje, të gjithë nga Elbasani

2 Tetor 2023, 22:43| Përditesimi: 3 Tetor 2023, 00:57

  • Share

Rrëfimi i të penduarit Artan Tafani për planin e grupit të Laert Haxhiut për eliminimin e prokurores së SPAK, Doloreza Musabelliu, dhe prokurores së shkarkuar në vetting të Lushnjës, Merita Selimi, ka ngritur në këmbë institucionet kryesore të drejtësisë dhe sigurisë në vend.

Gazetarja, Keti Banushi e ftuar tek “5pyetjet” nga Ilir Babaramo në Report Tv duke folur për ngjarjet kriminale është shprehur se 5 prokurorë të cilët janë të Elbasanit janë marrë në mbrojtje. Përveç prokurorëve ruhen edhe familjarët e tyre.

“Per prokuroren e Lushnjës e shkarkuar nga ventingu nuk e dimë akoma arsyen e kërcënimit. Sipas dëshmimeve dikush e ndjekur per t’i dërguar foto bashkëshortit si kërcënim. Kjo është deri tani. Keshilli i Larte ka në ruajte 5 prokurore. Ata që janë ne ruajte janë te Elbasanit. Ruhen ata dhe fëmijët, familja. 5 ne te gjithë vendin, nuk është hera e pare qe prokuroreve u vendoset mbrojtje,” u shpreh Banushi.

Pas prokurores së SPAK, Doloreza Musabelliu, është marrë në mbrojtje edhe ish-prokurorja e Lushnjës, Merita Selimi. Të dyja prokuroret, bashkë me avokatin Adriatik Doga, sipas dëshmisë të bashkëpunëtorit të drejtësisë Artan Tafani ishin në shënjestrën e Laert Haxhisë për t’u eliminuar.

Pas kërcënimit të dy prokurorëve nga banda e Laert Haxhisë dhe marrja e tyre në mbrojtje kreu i SPAK, Altin Dumani dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë u mblodh të hënën me prezencë të ministrit të Brendshëm, policisë dhe SHISH-it. Shkak për takimin u bë situata me kërcënimin e njerëzve që kanë hetuar një prej grupeve kriminale më të rrezikshëm të dekadës së fundit në vend.

Mbrojta e zyrtarëve të drejtësusë kryehet në dy mënyra. Për ata të SPAK dhe GJKKO, kërkohet direkt në polici nga vetë prokurori i kërcënuar apo kreu i SPAK dhe i gjykatës, ndërsa tek prokurorët e zakonshëm, mbrojtja kërkohet në KLP nga vetë prokurori, kreu i policisë apo prokurorisë. Procedura urgjente u zbuatua për prokroren e spak doloresa musabelliu, ndërsa Prokurorja e Lusnjes Merita Selimi, njëra prej zyrtareve të kërcënuara, rezulton e shkarkuar me vendim të shkallës së parë të vetting-ut dhe aktualisht është mes status pezullimi, deri në një vendim të formës së prerë nga Apeli i Komisionit të Posaçëm. Megjithatë, deri te ai vendim, paguhet me 70% të vlerës së pagës. Në mesin e personave që Laert Haxhiu do të vriste ishte edhe avokati Adriatik Doga në Lushnjë, për të cilin nuk është marrë asnjë masë mbrojtje, pasi nuk ka bërë denoncim dhe nuk ka kërkuar mbrojtje.

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fabian: 03/10/2023 09:55

    Vodhen sa vodhen tani na duan dhe mbrojte. TURP!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?