Kërcënimet për një sulm terrorist, muxhahedinët e MEK në Durrës shtyjnë Samitin e Iranit të Lirë

22 Korrik 2022, 16:30| Përditesimi: 22 Korrik 2022, 16:36

  • Share

Pas kërcënimeve për një sulm të mundshëm terrorist, muxhahedinët e strehuar në Shqipëri anulojnë Samitin që do të mbanin më 23 dhe 24 korrik brenda kampit Ashraf 3 në Manzë të Durrësit.

‘Samiti Botëror i Iranit të Lirë i planifikuar për t'u mbajtur më 23 dhe 24 korrik në Ashraf 3, Shqipëri, shtyhet deri në një njoftim të dytë me rekomandime të qeverisë shqiptare dhe për shkak të kërcënimeve terroriste dhe komploteve të regjimit të mullahëve.’- njofton sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit


Lajmi kryesor:

Rreziku për akti terrorist në Durrës shtyn samitin e MEK! Muxhahedinët për Report Tv: Na e rekomandoi qeveria shqiptare! Sulmi, i organizuar nga regjimi iranian


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?