Boris Çenko
Policia e Gjirokastrës ka reaguar në lidhje me kërcënimin e gazetarit të Report Tv, Pirro Nase.
Policia bën me dije se pas denoncimit të gazetarit Nase, ka shoqëruar në komisariat Boris Çenko, djali i shefit të krimeve në Përmet Dhurim Çenko, pasi ka kërcënuar përmes celularit gazetarin. Më tej, policia raporton se kanë marrë nën hetim të riun.
“Strukturat e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, pas kallëzimit të bërë sot nga shtetasi P. N., 51 vjeç, banues në Gjirokastër, me profesion gazetar, se është fyer e kanosur nëpërmjet celularit, për shkak të detyrës, nga shtetasi B. Ç., kanë reaguar menjëherë duke shoqëruar në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, shtetasin B. Ç.
Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, duke u konsultuar dhe duke e vlerësuar rastin me prokurorin e gatshëm, proceduan penalisht shtetasin B. Ç., 21 vjeç, banues në Gjirokastër.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale për rastin i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.
Lajmi kryesor:
Zbuloi se shefi i Krimeve në Përmet u pezullua nga detyra, djali i efektivit kërcënon gazetarin e Report Tv, Piro Nase! Policia e merr nën hetim
A.D/K.M/ReportTv.al