Kronikë

Kërcënoi fqinjin se do e vrasë, pranga 51-vjeçarit në Vlorë! I gjendet kallashnikovi në fuçinë e verës (VIDEO)

10 Shtator 2024, 09:25| Përditesimi: 10 Shtator 2024, 09:35

  • Share

VLORË- Një 51-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi ka kërcënuar fqinjin se do e vrasë. Policia thotë se Erion Bodo e ka kërcënuar fqinjin me vrasje pas një sherri që kanë pasur me njëri-tjetrin.

Gjatë kontrolleve që i janë ushtruar në banesë, 51-vjeçarit i është gjetur një kallashnikov i fshehur në një fuçi vere, së bashku me dy krehëra dhe 75 fishekë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, pas informacionit të marrë se një shtetas posedonte armë zjarri dhe kishte konflikt me fqinjin e tij, konflikt ky që kishte arritur në kërcënime serioze për jetën, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Strike 21", në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: Erion Bodo, 51 vjeç, banues në Vlorë”, njofton policia.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kërkon anulim të zgjedhjeve, si ju duket?