Helidon Bushati i ka kërkuar ndjesë gazetarit të Report Tv dhe Shqiptarja.com, Ergys Kavajës, pas kërcënimeve dhe fyerjeve që kishte bërë kundrejt tij. Deputeti i zgjedhur i PD-së, pranon fyerjet ndaj gazetarit dh shton se është përfshirë emocionalisht dhe ka tejkaluar caqet dhe thyerjen e etikës.
‘Në formimin tim dhe në edukaten time qytetare që rrjedh nder breza, nuk ka vend per fyerje dhe presione. Ndaj askujt. Jam dhe do te jem Helidoni që të gjithë më njohin.
Fatkeqësisht, ndodh të jem edhe unë njeri gjaku dhe mishi. Njeri i emocioneve, sidomos kur luftoj dhe e dua të miren. E aq më teper, kur kjo e mirë tenton të sfumohet në dëm të Shkodres. Në dëm të këtij qyteti që duhet të fitojë mbi të keqen.
U perfshiva emocionalisht në një situatë të tillë me gazetarin Ergys Kavaja, të tejkalimit të caqeve dhe të thyrjes së etikes. Prandaj, dua te jem i njëjti Helidon që të gjithë më njohin, dhe ndjesa ime eshte e sinqertë. Kam qene dhe do të mbes gjithmone miku i të gjitheve, dhe i gazetarëve. Kërkoj ndjesë dhe mirëkuptim. Në çdo moment, perballë kujtdo, le të jete e mira që e mund të keqen.’- shkruan Bushati.
Postimi i Helidon Bushatit
Lajmi kryesor:
Deputeti i zgjedhur i PD-së në Shkodër kërcënon gazetarin e Report Tv! Helidon Bushati kërkon ndjesë: U përfshiva emocionalisht, jam njeri prej gjaku dhe mishi
M.Q./ReportTv.al